Kosova
Kosharja bashkon krerët shtetërorë e politikë
Liderët politikë nderojnë dëshmorët: “Kosharja është themeli i Republikës së Kosovës”
Në 27-vjetorin e Betejës së Koshares, në vendin ku u zhvillua një nga përballjet më të përgjakshme dhe më heroike të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë mbajtur homazhe në nderim të dëshmorëve dhe luftëtarëve të rënë, përcjell albinfo.ch.
Përveç qytetarëve të shumtë, familjarëve të dëshmorëve dhe bashkëluftëtarëve, homazhe ka bërë edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar.
Në Kompleksin Memorial në Koshare, homazhe kanë bërë gjithashtu ish-presidentja Vjosa Osmani, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, si dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Në manifestimin qendror “Ditët e Shqipes 2026”, të organizuar nën patronatin e Haxhiut në bashkëpunim me Shoqatën e ish-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, u theksua rëndësia historike dhe simbolike e kësaj beteje.
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu deklaroi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se Kosharja shënoi një kthesë historike për kombin shqiptar.
Ajo theksoi se 27 vite më parë njësitë e UÇK-së u nisën drejt vijës kufitare dhe arritën të thyejnë kufirin e vendosur padrejtësisht mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Haxhiu falënderoi edhe vullnetarët e huaj që morën pjesë në këtë betejë, duke e cilësuar këtë si dëshmi se lufta e Kosovës gëzoi përkrahje ndërkombëtare.
“Beteja e Koshares është një ndër betejat më të lavdishme të historisë moderne të Kosovës”, tha ajo.
Ndërkohë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u shpreh se në Koshare nuk u zhvillua vetëm një betejë, por u rrëzua muri ndarës që i kishte ndarë shqiptarët ndër dekada.
Sipas saj, Kosharja përfaqëson një pikë themelore të ndërtimit të shtetit të Kosovës.
“Kosharja është themeli i Republikës së Kosovës”, deklaroi Gërvalla.
Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rikujtoi se më 9 prill 1999 filluan luftimet me qëllim shembjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, që për dekada kishte ndarë shqiptarët.
Ai theksoi se luftimet vazhduan për dy muaj rresht, deri më 10 qershor 1999, në një territor të vështirë malor.
“Më 9 prill 1999, në mëngjes herët, ushtarët e UÇK-së mësynë mbi pozicionet ushtarake të Serbisë në brezin kufitar, duke sulmuar bazën ‘7 Korriku’, Rrasën e Koshares dhe majen Gllava”, deklaroi Kurti.
Përkujtimi i 27-vjetorit të Betejës së Koshares shërben si rikujtim i sakrificës dhe guximit të luftëtarëve të UÇK-së, të cilët me gjakun e tyre kontribuan në rrugën drejt lirisë dhe shtetformimit të Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës "Nënë Tereza mbetet një urë bashkimi, një krenari e përbashkët e popullit shqiptar dhe një dhuratë... -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













