Lajme
Koronavirusi mund të jetojë edhe në sipërfaqe të pemëve dhe perimeve
Koronavirusi mund të jetojë edhe në sipërfaqe të pemëve dhe perimeve. Si duhet të veproni para se t’i konsumoni
Hulumtimet kanë konstatuar që koronavirusi mund të mbijetojë në sipërfaqe të forta, siç janë plastika dhe çeliku me orë të tëra, në disa raste edhe me ditë. Tani ka rezultuar që edhe pemët dhe perimet mund të jenë transmetues të këtij virusi.
Koronavirusi, si edhe të gjitha viruset e tjera, të cilat janë shkaktarë të ftohjeve dhe gripave, barten kur kollitemi dhe teshtijmë, përkatësisht nëpërmjet piklave, transmeton Telegrafi.
“Kur të ndodhë kjo, piklat bien në çdo sipërfaqe në perimetër prej dy metrave”, ka thënë për Body+Soul dr. Sam Hay dhe ka shtuar që pikërisht për këtë shkak transmetimi i virusit është goxha i thjeshtë.
“Kur fshijmë sytë, hundën apo gojën, virusin e bartni në gishta dhe pastaj në objektet të cilat i prekni. Kjo vlen edhe për pemët dhe perime nëpër shitore, të cilat njerëzit lirisht i prekin, thotë ai.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që duhet patjetër të ndërprisni blerjen e artikujve të freskët, por patjetër duhet të jeni të kujdesshëm me rastin e përgatitjes dhe konsumimit të tyre.
“Këshilla ime është që të prisni disa ditë para se të vendosni t’i konsumoni dhe t’i lani mirë”, thekson dr. Hay.
Rekomandimet lidhur me larjen e pemëve dhe perimeve janë këto:
▪ Lani duart 20 sekonda me ujë të nxehtë dhe me sapun;
▪ Verifikoni a ka në pemë dhe perime dëmtime dhe eliminoni me thikë;
▪ Lani shaminë para heqjes së lëvoreve dhe sigurohuni që ndotjet dhe bakteret nuk kanë pasur kontakt me thikën me të cilën do të pritni artikujt;
▪ Fërkoni butësisht pemët dhe perimet në vrushkull të ujit;
▪ Përdorni thikë të pastër dhe me të qëroni kastravecin, mollët apo pataten;
▪ Fshini me shami të thatë dhe me leckë të pastër apo me shami letre;
▪ Kur është fjala për sallatat apo lakrën, eliminoni të gjitha fletët e jashtme dhe lani mirë me ujë.
Pemët dhe perimet mund t’i mbani në frigorifer në temperaturë nën 5 gradë Celsius. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë














