Lajme
Kori ‘Siparantum’ ftohet të performojë në Vjenë
Kori Siparantum ftohet në koncertet e fundvitit në Wiener Konzerthaus
Kori Siparantum është ftuar të marrë pjesë në festën e fundvitit me Wiener Singakademie në koncertet e Wiener Konzerthaus. Koristët do të ngjiten në skenë së bashku me Orkestrën Simfonike të Vienës dhe Korin Wiener Singakademie, përcjell albinfo.ch.
Lajmin e ka bërë të ditur dirigjenti Memli Kelmendi, i cili ka thënë se kjo është një ëndërr që po bëhet realitet.
Postimi i plotë:
“Të dashur miq,
Po e ndajmë një lajm të rëndësishëm për kulturën e muzikës korale, një ngjarje e madhe historike për ne dhe jo vetëm.
Kori Siparantum është ftuar të marrë pjesë në festën e fundvitit me Wiener Singakademie në koncertet e Wiener Konzerthaus. Koristët do të ngjiten në skenë së bashku me Orkestren Simfonike të Vienës dhe Korin Wiener Singakademie.
Performanca tradicionale e Simfonisë së 9-të të Beethoven-it (në d-mol, e kompozuar në mes 1822-1824) është pjesë e festave të Vitit të Ri në Wiener Konzerthaus për 26 vjet. Këtë vit, kënaqësia jonë është e dyfishtë, pasi Kori Siparantum do të jetë pjesë e këtyre koncerteve. Koncertet do të drejtohen nga Omer Meir Wellber dhe janë planifikuar për datat 30 dhe 31 dhjetor 2023, si dhe 1 janar 2024, në orën 19:00.
Përveç kësaj, më 29 dhjetor, në ora 20:00 Kori Siparantum do të këtë koncertin në Votivkirche, Wien, që ndryshe nga ky vend kanë dalë shumë vepra të kompozitorit të madh Anton Bruckner; Locus iste dhe shumë të tjera. Organo historike në Kishën Votive u ndërtua më 1878 nga kompania e njohur e ndërtimit të organeve E. F. Walcker dhe u inspektua nga Anton Bruckner. Hyrja në koncertin tonë është pa pagesë.
Një ëndërr që po bëhet realitet!”, shkruan Kelmendi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë E reja nga Kosova përfundoi studimet Master në Inxhinieri Elektrike dhe Shkenca Kompjuterike në Massachusetts Institute... -
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













