Muzikë
Kori “Siparantum” drejt Malajzisë, do ta përfaqësojë Kosovën në festivalin ndërkombëtar
Kori nga Kosova do të udhëtojë më 17 gusht drejt Kuala Lumpurit, ku do të marrë pjesë në MCE International Choir Festival 2026 dhe do të prezantojë muzikën e kulturën e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Kori “Siparantum” do të udhëtojë më 17 gusht drejt Kuala Lumpurit të Malajzisë, ku do ta përfaqësojë Kosovën në MCE International Choir Festival 2026, një prej ngjarjeve të rëndësishme të skenës korale ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.
Festivali pritet të mbledhë mbi 200 kore nga vende të ndryshme të botës, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbim kulturor dhe artistik përmes muzikës.
Në këtë skenë ndërkombëtare, “Siparantum Choir” do të prezantojë muzikën, identitetin dhe kulturën e Kosovës, duke vazhduar aktivitetin e tij në ngjarje ndërkombëtare të artit koral.
Nën drejtimin e dirigjentit Memli Kelmendi, kori do të garojë në dy kategori: B4 – Vocal Ensemble dhe A5 – Mixed Choir, ku do të përballet me ansamble korale nga vende të ndryshme të botës.
Përveç garës, “Siparantum Choir” do të jetë pjesë edhe e koncertit ndërkombëtar “Songs Around the World – Echoes of Light”, ku pritet të performojnë kore nga Rusia, Kosova, Singapori, Tajlanda dhe Filipinet.
Koncerti synon të krijojë një takim mes kulturave dhe traditave të ndryshme, të bashkuara përmes muzikës si gjuhë universale.
Pjesëmarrja në MCE International Choir Festival 2026 përbën një tjetër hap të rëndësishëm për Korin “Siparantum”, i cili vazhdon të prezantojë Kosovën në skena ndërkombëtare dhe të kontribuojë në promovimin e kulturës dhe artit koral të vendit.
Përmes kësaj paraqitjeje, kori synon të sjellë në skenën ndërkombëtare jo vetëm performancën artistike, por edhe identitetin kulturor të Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht













