Lajme
Konstituohet Kryesia e re e PDK-së
Partia Demokratike e Kosovës e ka themeluar sot Kryesinë e re të partisë.
Përmes një njoftimi për media, nga kjo parti është bërë e ditur se në mes të anëtarëve të rinj të Kryesisë është diskutuar edhe për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.
U tha se “Partia Demokratike të Kosovës ka kandidatët më të mirë dhe më kredibil për të udhëhequr me komunat dhe qytetarët e Kosovës do të vlerësojnë përkushtimin dhe angazhimin e kandidatëve të PDK-së, të cilët do të ofrojnë programin më të mirë qeverisës për të udhëhequr komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka mbajtur sot mbledhjen konstituive me anëtarët e Kryesisë së re të PDK-së.
Një ditë pas miratimit në Këshillin Drejtues, Kryesia e re e PDK-së ka nisur menjëherë punën dhe ndarjen e detyrave për të punuar në realizimin e programit të PDK-së dhe vizionit të kryetarit të ri, për të realizuar reformat për fitoret e ardhshme për PDK-në dhe Kosovën.
Lideri i opozitës, Memli Krasniqi, u dëshiroi mirëseardhje në PDK anëtarëve të rinj të Kryesisë, të cilët i janë bashkuar PDK-së dhe vizionit të saj si parti shtet formuese.
Ai po ashtu ka uruar edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së PDK-së që janë rritur politikisht në parti e që tani kanë arritur të përfaqësohen në Kryesi.
Kreu i PDK-së edhe gjatë mbledhjes së Kryesisë, ka falënderuar të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues për besimin e dhënë për Kryesinë e re, e cila siç tha ai, ka para vetes shumë punë e sfida drejt arritjes së fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
Në këtë takim të parë të Kryesisë, kryetari i PDK-së ka diskutuar edhe për përgatitjet e deritashme për zgjedhjet lokale të tetorit.
Ai tha se Partia Demokratike të Kosovës ka kandidatët më të mirë dhe më kredibil për të udhëhequr me komunat dhe qytetarët e Kosovës do të vlerësojnë përkushtimin dhe angazhimin e kandidatëve të PDK-së të cilët do të ofrojnë programin më të mirë qeverisës për të udhëhequr komunat e Kosovës.
Nga ana tjetër, edhe anëtarët e Kryesisë së re të PDK-së falënderuan kryetarin Memli Krasniqi dhe Këshillin Drejtues për besimin e dhënë dhe mundësinë e ofruar për të dhënë kontribut në vizionin e PDK-së për të ardhmen e Kosovës.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












