Kosova
Kongresmeni amerikan: Në Kosovë çdo amerikan ndihet si në shtëpinë e vet
Kongresmeni amerikan, Steven Palazzo, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë, u takua me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministri e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli
Çdo amerikan në Kosovë ndihet si në shtëpinë e vet, prandaj jam falënderuar për mikpritjen në Prishtinë, ka deklaruar kongresmeni amerikan, Steven Palazzo, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë. Ai sot është takuar edhe me zëvendëskryeministrin dhe njëherësh ministri e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Gjatë bisedës së ngrohtë dhe miqësore, ministri Pacolli e njohu bashkëbiseduesin me përpjekjet e tij për të rritur njohjet e Kosovës anembanë globit, aktivitet në të cilin ka gjithmonë bashkëpunimin dhe mbështetjen e SHBA-ve”, theksohet në komunikatë për media lëshuar nga MPJ.
Në takim me Pacollin, kongresmenin amerikan Palazzo, e shoqëruan edhe nga përfaqësues të Ambasadës amerikane në Prishtinë. “Ne, i jemi mirënjohës për gjithë jetën SHBA-ve”, i ka thënë Pacolli, kongresmenit Palazzo.
“Në këto 10 vjet jetë të pavarur, ne po përpiqemi të ndërtojmë një shoqëri të civilizuar dhe po ecim para, megjithëse kemi bërë dhe gabime”, ka vazhduar kreu i diplomacisë kosovare.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










