Shqipëria
Konfiskohet pasuri prej 12 milionë eurosh në Fier
Një operacion i gjerë i koduar “Furtuna” është finalizuar në Fier nga Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financar.
Nga ky operacioni janë konfiskuar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë prej 12 milionë eurosh, të përfituara nga veprimtaria kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta.
Kjo pasuri i takonte shtetasit A.Sh.
Ky shtetas më datë 20 qershor 2017 u arrestua në flagrancë, së bashku me shtetasin grek Th.K., pasi u kapën në Greqi me 20 kg kokainë, me vlerë të përafërt tregu rreth 800 mijë euro.
Ata merreshin me importimin, magazinimin, përzierjen, falsifikimin, ricertifikimin, trafikimin, transportimin dhe shpërndarjen e kokainës nga vende të Amerikës Latine.
Menjëherë pas arrestimit në Greqi dhe shkëmbimit të informacionit me palën greke, Policia e Shtetit me iniciativë nisi hetimet proaktive ndaj shtetasit A. Sh. për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Pas investigimeve për pastrim parash dhe gjurmimit të pasurive të shtetasit A. Sh. dhe personave të lidhur me të, Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Fier e referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1371/2017.
Si rezultat i koordinimit, bashkërendimit dhe bashkëveprimit mes strukturave hetimore të Drejtorisë për Krimin Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, seksioni i Fierit, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier dhe Agjencisë së Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara, koordinuar nga Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 20.10.2019, vendosi sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme të shtetasit A. Sh. dhe personave të tjerë familjarë të tij.
Këto pasuri përfshijnë:
Tri shoqëri dhe konkretisht shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj.
Një hotel trekatësh në Fier dhe një njësi shërbimi bashkëngjitur;
Dy vila trekatëshe;
Pesë njësi shërbimi me sipërfaqe 7 982 m2;
Tre apartamente banimi;
Katër garazhe me sipërfaqe prej 1 092 m2, në Fier, Tiranë, Durrës;
8 mijë e 793 m2 tokë, në Tiranë, Durrës, Fier;
20 mijë euro në llogaritë bankare;
Një automjet me vlerë 40 mijë euro;
Strukturat përkatëse të Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare në Fier, në bashkëpunim me administratorët e AAPSK-së kryen veprimet procedurale për kalimin e pasurive në administrim të AAPSK-së.
Theksojmë se aktiviteti kriminal i ushtruar nga ky shtetas në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nga Turqia në Shqipëri gjurmohej nga Policia prej vitesh.
Në vitin 2014, në kuadër të procedimit penal të regjistruar më parë, shtetasi A.Sh. u arrestua në flagrancë nga Policia, për veprën penale armëmbajtja pa leje, pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri dhe një sasi fishekësh, që i mbante pa leje, njofton Abc News.al, përcjell Klan Kosova.
Më datë 18.07.2016 shtetasi A.Sh. u shpall në kërkim pasi dyshohej se në bashkëpunim me shtetasin S.K., në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”, kishte kanosur dhe goditur shtetasin A.Gj. duke konsumuar veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”.
Policia e Shtetit vijon me vendosmëri e profesionalizëm punën për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë për të ndihmuar në evidentimin e pasurive të paligjshme të vendosura nga persona me aktivitet kriminal duke denoncuar në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112 çdo rast të tillë e çdo paligjshmëri në cilëndo fushë që ajo shfaqet.
Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.
E-Diaspora
-
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës Violonçelisti francez performon sonte në Pallatin e Rinisë nën dirigjimin e Peter Valentovič, në një mbrëmje... -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













