E-Diaspora
Koncert i madh në Vatikan për Skënderbeun
Viti jubilar i Skënderbeut ka mbledhur mbrëmë në një koncert të madh festiv emrat më të suksesshëm të artit shqiptar në botë, nën moton “Bashkuar në muzikë në kujtim të Skënderbeut”.
Në koncertin e mbajtur në selinë e shenjtë, i organizuar nga përfaqësia diplomatike e shtetit shqiptar në Vatikan, dhuruan performanca fantastike këngëtari Ermal Meta, Elhaida Dani dhe sopranoja Inva Mula.
Pjesë e koncertit ishin dhe Dua Lipa, Olen Cesari, Kledi Kadiu, Genc Tukiçi, Ramë Lahaj, Eno Peci dhe Erza Muqolli, përcjell albinfo.ch.
Në këtë atmosferë tërësisht shqiptare nuk kishte si të mungonte tenori Kastriot Tusha me këngën mbarëpopullore “Rreth në këngë e ligjërime”. Edhe ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, u shfaq në skenë me një interpretim mbresëlënës. Më herët Papa Francesku priti një delegacionin të autoriteteve të larta të shtetit shqiptar, kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi. Kreu i Kuvendit të Shqipërisë i ka shprehur mirënjohje në emër të gjithë shqiptarëve Atit të Shenjtë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Papa Françesku tha: Sot, kujtojmë e kremtojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, bir heroik i një populli të fortë e bujar, që mbrojti me guxim vlerat shpirtërore dhe emrin e krishterë, aq sa të meritonte titullin “Athleta Christi”. Me veprat e tij farkëtoi identitetin kulturor shqiptar, duke u bërë simbol i padiskutueshëm lidhjeje dhe bashkimi kombëtar, si edhe interpretues në nivelin më të lartë të vlerave të besnikërisë së ndershme ndaj impenjimeve të ndërmarra lirisht”.
Kjo është hera e dytë që Vatikani mban audiencë të posaçme për shqiptarët dhe heroin tonë kombëtar.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











