Shkurt.ch
Komuna zvicerane jep me “gjysmë çmimi” të drejtën e qytetarisë
Komuna Aeschi në Kantonin e Solothurnit, po përballet me plakjen e banorëve të saj dhe rrjedhimisht edhe me zvogëlimin drastik të numrit të qytetarëve me të drejtë vote
Një komunë zvicerane sfidon me një akt të pazakonshëm: ajo jep “me gjysmë çmimi” të drejtën e qytetarisë për shtetasit nga komunat tjera. Komuna Aeschi në Kantonin e Solothurnit, po përballet me plakjen e banorëve të saj dhe rrjedhimisht edhe me zvogëlimin drastik të numrit të qytetarëve me të drejtë vote, raporton srf. Kështu, ajo ka vendosur të marrë një masë ekstreme: të mundësojë në mënyrë të lehtësuar “pasaportizimin” e qytetarëve nga komunat tjera, transmeton albinfo.ch.
Komuna ka 1200 banorë por vetëm 160 prej tyre kanë shtetësi zvicerane dhe të drejtë vote. Për këtë arsye kryetari i komunës Thomas Jäggi ka thënë se “në afat të gjatë duhet investuar, veç tjerash edhe në një aksion për natyralizim, në mënyrë që komuna të mund të mbijetojë si e tillë edhe për disa vite, përcjell albinfo.ch. Kështu, ata që duan të bëhen qytetarë të kësaj komune, por që janë shtetas të Zvicrës dhe qytetarë të kantonit, mund ta blejnë të drejtën për të qenë qytetar i komunës me një çmim prej 300 frangash.
Shtetasit nga kantonet tjera mund ta bëjnë këtë por me çmimin ” e rregullt”, që është 700 deri 800 franga.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











