Kosova
Komuna ku balotazhi është formalitet
Në 18 komunat e Kosovës u nevojit një rund i dytë votimi për shkak të garës së ngushtë mes kandidatëve, megjithatë, është një komunë në këtë rund ku nuk do të ketë garë praktikisht.
Kllokoti – komunë me shumicë serbe – mban balotazh vetëm formalisht, sepse Sreqko Spasiq nga Iniciativa Qytetare Uniteti Kombëtar Serb, u tërhoq nga gara dhe u kërkoi mbështetësve të tij të votojnë për kundërshtarin e tij, Bozhidar Dejanoviq, i cili vjen nga Lista Serbe, njofton Evropa e Lirë.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon edhe mbështetjen e Beogradit, i fitoi nëntë komunat e tjera më shumicë serbe në rundin e parë më 12 tetor, transmeton albinfo.ch.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpjegoi se zgjedhjet në Kllokot duhet të mbahen formalisht, sepse afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara ishte më 2 shtator, 2025. Spasiq u tërhoq në fillim të nëntorit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili











