Kosova
Komuna e Prishtinës sqaron terminët në Qendra të Mjekësisë Familjare
“Edhe në të ardhmen, rastet urgjente do të trajtohen me përparësi pa caktuar termin, por edhe rastet e tjera do të marrin shërbimin, pavarësisht nëse kanë caktuar termin ose jo”
Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka sqaruar qytetarët lidhur me projektin e nisur për caktimin e terminëve për vizita kontrolluese në Qendra të Mjekësisë Familjare. Komuna thotë se kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbime shëndetësore, si dhe që mjeku të ketë kohë të mjaftueshme ta ekzaminojë në mënyrë adekuate secilin pacient.
“Ky pilot-projekt është për vizitat kontrolluese (të radhës, pas vizitës së parë), si dhe për pacientët që dëshirojnë të shmangin radhën e pritjes”, thuhet në sqarim. Aty theksohet se pilot projekti do të zgjasë deri në muajin prill dhe pas rekomandimeve nga grupi punues, si dhe ankesat e sugjerimet e qytetarëve, do të fillojmë me fushatë vetëdijesuese nga muaji maj.
Komuna njofton qytetarët se gjatë këtij pilot-projekti asnjë rast nuk do të kthehet pa marrë shërbimin shëndetësor. “Edhe në të ardhmen, rastet urgjente do të trajtohen me përparësi pa caktuar termin, por edhe rastet e tjera do të marrin shërbimin, pavarësisht nëse kanë caktuar termin ose jo”, theksohet në njoftimin sqarues.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










