Kosova
Një familje në Gjilan bëhet me shtëpi
Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me donatorin, kompaninë e ndërtimit “AR Katana”, kanë inauguruar shtëpinë e radhës për familjen katër anëtarëshe të Bajram Salihut nga Livoçi i Epërm.
Çelësat e shtëpisë zyrtarisht ia kanë dorëzuar kësaj familje kryetari i Komunës, Lutfi Haziri dhe pronari i “AR Katana”, Muhamet Ajrullahu.
“Muhameti i AR Katanës është njeriu më solidar që e kemi në Gjilan, i cili i është bashkangjitur aksionit të Komunës për banim social. Jemi afër numrit 100 të shtëpive të ndërtuara dhe renovuara dhe jam shumë i lumtur që kemi arritur ta zbusim gjendjen e kësaj kategorie”, ka thënë me këtë rast kryetari Lutfi Haziri, njofton Komuna e Gjilanit me anë të një komunikate për media.
“Jemi të interesuar që çdo familje që ka problem me kulm mbi kokë t’i ndihmojmë në mënyrë që ta ulim në pikën zero kërkesën për kulm mbi kokë. Jemi Komuna që prin me solidaritet”, ka thënë Haziri.
Haziri gjithashtu ka falënderuar edhe bashkëatdhetarët për ndihmën që japin në Gjilan.
“I falënderoj donatorët, bashkatdhetarët dhe kompanitë e Gjilanit që janë bartës e këtij procesi dhe natyrisht një pjesë e buxhetit të Komunës shkon edhe për realizimin e këtij programi. Apeloj që të vazhdojmë të bëhemi shembull si Muhameti, sikur Ruzhdi Bunjaku, i cili ndërroi jetë para disa javësh etj., për të siguruar jetë më të mirë për qytetarët tanë”, tha Haziri.
“Kam pasur nderin që si pronar i AR Katana ia dorëzuam çelësat e shtëpisë familjes së Bajramit. Kjo është shtëpia e 27 që e kemi ndërtuar për familjet në nevojë brenda tri vite e gjysmë. Do të vazhdojmë t’iu dalim në ndihmë qytetarëve të Gjilanit edhe në të ardhmen”,deklaroi Muhamet Ajrullahu.
Ndërkaq, përfituesi i shtëpisë, Bajram Salihu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për aksionin dhe donatorin Muhamet Hajrullahu që familjen e tij e bënë me kulm mbi kokë.
Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, ka informuar se Komuna së bashku me donatorët është duke e ndërtuar edhe shtëpinë e dytë në Livoç të Epërm, ndërkaq ka paralajmëruar edhe ndërtimin e dy shtëpiuve të tjera në Verbicë të Zhegocit dhe në Gumnishtë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













