E-Diaspora
Komuna dëbon familjen kosovare, ministria kundërshton
Përgjigja nga ministria është se do të ishte më e përshtatshme nëse nënës do t`i jepej një leje qëndrimi e përkohshme diskrecionale. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të shpëtuar familjen nga shkaperderdhja
Qarku Eifel në landin (republikën) Rheinland-Pfalz ka dëbuar muaj më parë në Kosovë një nënë dhe djalin e saj dhjetëvjeçar. A ka qenë ky veprim i drejtë? Ka qenë pyetja që gazetarët i kanë bërë Ministrisë për Integrim, shkruan volksfreund.de.
Përgjigja nga ministria është se do të ishte më e përshtatshme nëse nënës do t`i jepej një leje qëndrimi e përkohshme diskrecionale. Kjo do të ishte rruga më e mirë për të shpëtuar familjen nga shkaperderdhja, transmeton albinfo.ch. Pas vdekjes së babait, nga i cili varej e drejta e qëndrimit, në Gjermani kishte mbetur vetëm djali 17 vjeçar, i cili ishte duke vazhduar shkollën për elektroteknikë.
Autoritetet për të huaj në nivel të qarkut kanë argumentuar se mbetja e tij nuk nënkupton se në mënyrë automatike duhet të mbeten edhe anëtarët tjerë të familjes. Por, qarku nuk do të pengojë vizitat e ndërsjella në mes të anëtarëve të kësaj familjeje. Kështu, motra më e vjetër e 17 vjeçarit do të mund të vijë në Gjermani gjatë verës që vjen për të nisur shkollën profesionale (mësimin e zanatit).
Ky është rasti i dytë i konfliktit në mes të qarkut të EIfelit dhe Landit, përcjell albinfo.ch. I pari kishte ndodhur kur Ministria e Integrimit i kishte siguruar një familjeje libaneze prej shtatë anëtarësh qëndrimin në Gjermani, përkundër vendimit refuzues të qarkut dhe Gjykatës Administrative të Trierit.
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë









