Botërori 2026
Kompletohen çerekfinalet e Botërorit 2026, tetë kombëtare në garë për titullin e kampionit të botës
Franca, Maroku, Spanja, Belgjika, Norvegjia, Anglia, Argjentina dhe Zvicra do të luftojnë për katër biletat e gjysmëfinales.
Është kompletuar zyrtarisht faza çerekfinale e Kupës së Botës 2026, pas kualifikimit të Argjentinës dhe Zvicrës në ndeshjet e fundit të 1/8 së finales, transmeton albinfo.ch.
Tetë kombëtare kanë mbetur në garë për trofeun më të rëndësishëm të futbollit botëror, ndërsa përballjet e çerekfinaleve premtojnë spektakël dhe duele mes disa prej skuadrave më të forta të turneut.
Çerekfinalet do të nisin më 9 korrik, kur Franca do të përballet me Marokun në orën 22:00.
Një ditë më vonë, më 10 korrik, në orën 21:00, do të zhvillohet dueli mes Spanjës dhe Belgjikës, një tjetër përballje mes dy pretendentëve për titull.
Më 11 korrik, në Miami, Norvegjia do të sfidojë Anglinë në orën 23:00, ndërsa çerekfinalja e fundit do të luhet në orët e para të 12 korrikut, kur Argjentina do të përballet me Zvicrën në orën 03:00.
Fituesit e këtyre katër ndeshjeve do të sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Botërorit, të cilat janë planifikuar të zhvillohen më 14 dhe 15 korrik.
Ndërkohë, ndeshja për vendin e tretë do të luhet më 18 korrik, ndërsa finalja e madhe e Kupës së Botës 2026 është caktuar për 19 korrik në Nju Jork, ku do të kurorëzohet kampioni i ri i botës. /Albinfo.ch
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi












