Lajme
Kompanitë zvicerane në pritje të rimbursimit të tarifave doganore nga SHBA
Rimbursimi i taksave amerikane pritet të nisë këtë të hënë.
Këtë të hënë, administrata e Donald Trump pritet të fillojë kthimin e tarifave doganore të mbledhura në mënyrë të paligjshme, pas një vendimi me efekt prapaveprues nga Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, përplasjet me Bernën vazhdojnë, pasi Uashingtoni ka nisur hetime të reja ndaj Zvicrës.
Kompanitë zvicerane mund të rikuperojnë miliona. Në Swissmem, shoqata e industrisë së teknologjisë, ky zhvillim pritet me interes të madh.
“Në parim, është një lajm i mirë që kompanitë do të mund të rikuperojnë këto tarifa të paguara në mënyrë të paligjshme. Mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë realisht. Nuk do ta besojmë derisa të ndodhë,” deklaroi Jean-Philippe Kohl, drejtues i sektorit të politikave ekonomike, transmeton albinfo.ch.
Hetime të reja dhe kritika ndaj Zvicrës
Në të njëjtën kohë, administrata amerikane po kërkon një bazë të re ligjore për vendosjen e tarifave. Shtetet e Bashkuara kanë hapur një hetim ndaj Zvicrës, siç njoftoi Këshilli Federal i Zvicrës në fillim të prillit.
Ndaj Zvicrës janë ngritur disa kritika, përfshirë pretendime për kapacitete të tepërta në prodhimin industrial. Më seriozisht, Uashingtoni akuzon Bernën se nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar importin e produkteve të prodhuara me punë të detyruar.
Nga ana tjetër, Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO) i është përgjigjur me shkrim SHBA-së, duke i hedhur poshtë kategorikisht këto akuza.
“Në Zvicër, puna e detyruar është e ndaluar nga Kushtetuta, ligji civil dhe ai penal. Eliminimi i punës së detyruar në nivel global, përfshirë punën e fëmijëve, është prioritet i politikës sonë të brendshme dhe të jashtme,” thuhet në reagim.
Reagimi i industrisë dhe hapat e ardhshëm
Në industrinë zvicerane, kritikat amerikane janë pritur me qetësi.
“Kompanitë tona anëtare nuk shqetësohen nga këto akuza. Puna e detyruar nënkupton një formë skllavërie. Ndërkohë, Zvicra nuk ka pasur kurrë skllavëri në historinë e saj, ndryshe nga Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, kompanitë zvicerane paguajnë paga dukshëm më të larta se ato në industrinë amerikane,” theksoi Kohl.
Ndërkohë, SECO ka bërë të ditur se negociatat për tarifat doganore po vazhdojnë sipas planit. Saga e tarifave mes Zvicrës dhe Shteteve të Bashkuara duket se ka hyrë në një fazë të re.
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet














