Zhvillim
Kompania gjermane zgjeron biznesin në Kosovë
IQ-to-Link zgjerohet edhe në Mitrovicë, ku pritet punësimi i 60 punëtorëve të rinj
Kompania gjermane IQ-to- Link pas suksesit të treguar ne Prishtinë dhe në Prizren në fushën e telekomunikimit, ka hapur sot qendrën e re edhe në Mitrovicë. Me këtë rast të pranishëm ishin ambasadorja gjermane në Prishtinë, Angelika Viets, ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ministrja për Dialog Edita Tahiri, nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, Rreze Duli, drejtuese e Agjensionit për Zhvillimin Rajonal Veri dhe pjesëmarrës të tjerë.
Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë gjermane “IQ-to-Link GmbH”, Jens Reichenbach theksoi se Mitrovica nuk do të jetë qyteti i fundit i aktivitetit të kësaj kompanie, por pritet që shumë shpejtë të zgjerohen edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka falënderuar partnerët gjermanë dhe ka theksuar se veprimtaritë e tilla janë shumë atraktive për të rinjtë kosovarë.
Kjo kompani gjermane, në Mitrovicë ka punësuar gjithsej 60 punëtorë, njohës të mirë të gjuhës gjermane, polake, çeke, holandeze dhe angleze.
Ndërkohë pritet që në të ardhmen numri i të punësuarve të rritët deri në 120.
Kompania IQ-to-Link synon që gjatë viteve 2017- 2018 në Kosovë të punësojë rreth 400 punëtorë, me të cilët do t’u ofrojë mbështetje konsumatorëve në gjithë Evropën.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi Stuhitë e ardhshme janë tashmë duke u zhvilluar. Një valë presioni sjell një stuhi të dhunshme... -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim -
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve










