E-Diaspora
Kombëtarja e Kosovës me tre lojtarë të Zvicrës
Kësaj radhe në reprezentacionin e Kosovës do të luajnë tre lojtarë nga Superliga e Zvicrës, Kristian Nushi, Imran Bunjaku dhe Albion Avdijaj
Përzgjedhësi i Kosovës në Futboll, Albert Bunjaku e ka zbuluar të hënën listën e futbollistëve kosovarë që do të luajnë në dy miqësoret e radhës, kundër Turqisë me 21 maj dhe Senegalit më 24 maj. Kësaj radhe në reprezentacionin e Kosovës do të luajnë tre lojtar nga Superliga e Zvicrës.
Përveç lojtarit të St.Gallenit, Kristian Nushit i cili ka luajtur edhe në miqësoren historike kundër Haitit, në dy miqësoret e radhës do të luajnë edhe dy lojtarët e Grasshopper-it të Cyrihut, Imran Bunjaku dhe Albion Avdijaj.
Ndërsa kësaj radhe ekipit kosovar i është shtuar edhe ish-futbollisti Kombëtares së Shqipërisë, Debatik Curri.
Ekipi i Kosovës do të luaj me këta lojtarë: Samir Ujkani (Palermo), Kushtrim Mushica (Prishtina), Julian Bibleka (Eintracht Frankfurt), Lum Rexhepi (Honka), Shkodran Metaj (Emmen), Kristian Nushi (St. Gallen), Fanol Perdedaj (Energie Cottbus), Debatik Curri (Sevastopol), Bajram Jashanica (Besa ), Anel Rashkaj (Sandnes).
Po ashtu pjesë e kombëtares së Kosovaës janë edhe: Enis Alushi (Kaiserslautern), Liridon Krasniqi (Ankaraspor), Faton Toski (Frankfurt), Enis Bunjaku (Eintracht Frankfurt), Mentor Zhdrella (Drita), Mehmet Hetemaj (Honka), Eroll Zejnullahu (Union Berlin), Yll Hoxha (Kukësi), Imran Bunjaku (Grasshopper), Albert Bunjaku (Kaiserslautern), Albion Avdijaj (Grasshopper), Alban Bunjaku (Sevilla), Dardan Rexhepi (BP)
Ndryshe loja kundër Turqisë më 21 maj, do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndërsa miqësorja kundër Senegalit do të luhet në Gjenevë të Zvicrës me 24 maj. Nga Kosova i bëhet thirrje mërgimtarëve kosovarë që ta mbështetin kombëtares e Kosovës në Gjenevë.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











