Pushimet verore kanë sjellë sërish kolona të gjata në hyrje të tunelit të Gotthardit. Që në orët e para të mëngjesit të së shtunës, radha e automjeteve kishte arritur në 10 kilometra, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të TCS, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt jugut të Zvicrës duhet të llogarisin rreth 100 minuta pritje për të kaluar tunelin.
Trafiku i rënduar është bërë tashmë i zakonshëm gjatë fundjavave të sezonit veror, kur mijëra pushues nga Zvicra dhe vendet fqinje nisen drejt destinacioneve në Itali.
Ndërkohë, lajmi pozitiv për udhëtarët është se tuneli i San Bernardinos dhe autostrada A13 në afërsi të Churit nuk raportojnë bllokime, duke mbetur alternativa kryesore për ata që dëshirojnë të shmangin kolonat në Gotthard. /Albinfo.ch