Futboll
Kololli nga Zvicra drejt Serie A
Benjamin Kololli është futbollisti i radhës shqiptar që mund të kalojë në kampionatin italian
Futbollisti shqiptar, Benjamin Kololli ka pasur ngritje në vitet e fundit. Ai është paraqitur me sukses për Zurichun dhe Kosovën.
Paraqitjen e tij nuk kanë kaluar pa u vërejtur dhe tashmë disa skuadra janë vënë pas tij.
Madje, për Kolollin kanë shprehur interesim edhe skuadra nga Serie A, apo kampionati italian, përcjell albinfo.ch.
Bologna është një nga skuadrat më të interesuara për Kolollin dhe mund t’i bashkohet gjatë kësaj vere.
27-vjeçari pati një sezon të shkëlqyer me Zurichun, për të cilin i realizoi 14 gola dhe 8 asiste në 41 paraqitje në të gjitha garat.
Në Bologna, Kololli do t’i bashkohej Blerim Xhemailit, shqiptarit nga Maqedonia që e ka përfaqësuar Zvicrën në garat ndërkombëtare.
E-Diaspora
-
“Më të kërkuarat janë fanellat e Zvicrës dhe ato të Shqipërisë” Pas fanellës së Zvicrës, e dyta më e kërkuar është aktualisht fanella e Shqipërisë, thotë shitësi...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye
Jeta në Austri
-
Si po e ndryshon motin në Austri ngrohja globale? Ngjarjet ekstreme të motit kanë shënuar pothuajse çdo muaj të vitit 2023 në Austri. Ekspertët thonë...
-
Lajmet më të fundit të së enjtes në Austri
-
Qeveria austriake ndan edhe këtë vit bonus: Nga 145 -290 euro për secilin qytetar të saj
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë?
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?