Futboll
Klubi shqiptar i futbollit FC Kosova München drejt promovimit në një rang më të lartë
Klubi FC Kosova München është klub futbolli i themeluar në vitin 1991 në qytetin e Mynihut në Gjermani. Që nga viti 1992, është duke bërë gara aktive në ligën rajonale të qytetit Mynih dhe është i regjistruar si klub i rregullt (eingetragene verein).
Aktualisht, ky klub ka dy skuadra që bëjnë gara në Ligën e amatorëve të futbollit gjerman FC Kosova München dhe dy ekipet e seniorëve A dhe B. Ndeshjet e saj FC Kosova i zhvillon në qendrën sportive në München-Aubing, në Mynih.
Për momentin, FC Koosva është në krye të tabelës dhe po shkëlqen me lojërat e këtij sezoni, duke mbajtur pozitën e liderit me një diferëncë prej 11 pikësh nga pasuesi FC Neuhadern, me gjasa të mëdha për t`u inkuadruar në një rang më të lartë, shkruan Albinfo.ch.
FC Kosova është fituese e shumfishtë e Kupës së Diasporës dhe fituese e parë e Superkupës Kosovë/Diasporë në vitin 2014 duke mposhtur fituesin e Kupës së Kosovës Feronikelin me 3:1 . Gjithashtu vlen të përmendet se seniorët A në vitin 2015 u shpallën kampionë në Oberbayern duke lënë pas klubin me nam botëror, FC Bayern München.
Përveç kësaj, edhe ekipi i dytë gjendet në krye të tabelës në grupin B. Mediat gjermane vazhdojnë të shkruajnë për sukseset e ekipit futbollisitik shqiptar, herën e fundit pas fitores si mysafirë kundër ekipit TSV 1860 München me rezultat të thellë 1:5, duke siguruar pozitën e parë në fund të këtij sezoni.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Austri: Përmbledhje e lajmeve të fundit të ditës së sotme Innsbruck me kryebashkiak të ri, SPÖ e qendrës së majtë zbulon planin për të financuar propozimin...
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja