Shqipëria
Klosi: 30 mijë turistë nga Finlanda, sivjet në Shqipëri
"Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri"
Ministri i Turizmit Blendi Klosi në takimin me qytetarët e Vlorës në kuadër të turit “Puna për Shqipërinë që Duam, llogaridhënia publike e qeverisë” ka njoftuar se sonte mbërrin charteri i parë nga Finlanda në aeroportin e Rinasit në kuadër të linjave të shtuara për turizëm.
Klosi u shpreh optimist që këtë sezon turistik Vlora do të mirëpresë më shumë vizitorë. Ai theksoi se rreth 30 mijë turistë do të vijnë për herë të parë në Shqipëri.
“Është një arritje në fushën e turizmit në Shqipëri, janë 30 mijë turistë që vijnë për herë të parë në Shqipëri. Duhet që këtë vit sezoni turistik të jetë i mirë menaxhuar”, theksoi Klosi.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












