Lajme
Klasifikimi si “ekstremiste” për AfD-në pezullohet përkohësisht pas ankesës së partisë
hërbimet gjermane të inteligjencës pezulluan përkohësisht klasifikimin e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) si një “grup i provuar ekstremist i djathtë”, në pritje të një vendimi gjyqësor mbi ankesën e paraqitur nga partia.
Sipas një njoftimi nga Gjykata Administrative e Këlnit, pezullimi do të mbetet në fuqi derisa të merret një vendim për kërkesën për pezullim të përkohshëm të këtij klasifikimi, dorëzuar nga AfD. Data e këtij vendimi nuk është bërë e ditur, transmeton albinfo.ch.
Pasojat praktike: Shërbimi i brendshëm i inteligjencës do të heqë nga faqja e tij zyrtare komunikatën për shtyp të datës 2 maj, që lidhej me këtë klasifikim, dhe monitorimi i shtuar nga policia, i mundësuar nga ky vlerësim, nuk mund të zbatohet në këtë fazë.
Reagime të forta
Njoftimi i së premtes së kaluar për këtë klasifikim të ri të AfD-së, një parti që doli e dyta në zgjedhjet legjislative, tronditi skenën politike vetëm pak ditë para betimit të kancelarit të ri gjerman, Friedrich Merz.
Ky vendim shkaktoi edhe tensione politike, veçanërisht në marrëdhëniet me administratën Trump, e cila ka shprehur mbështetje për AfD-në.
Shërbimet e inteligjencës e bazuan vlerësimin e tyre në një raport të brendshëm me mbi 1,000 faqe, përpiluar gjatë disa viteve. Raporti konkludon se ideologjia e AfD-së “nënçmon grupe të tëra popullsie në Gjermani dhe cënon dinjitetin e tyre njerëzor”, gjë që “nuk përputhet me rendin demokratik bazë”.
“Fitore e pjesshme” për AfD-në
Ky rishikim ka rindezur debatin për një proces të mundshëm ndalimi të kësaj partie, e themeluar në vitin 2013.
Po kjo gjykatë në Këln, ku ndodhet edhe zyra e inteligjencës së brendshme, kishte mbështetur vendimin fillestar në vitin 2022 për të klasifikuar AfD-në si rast i dyshuar ekstremizmi.
Bashkëkryetarët e AfD-së, Tino Chrupalla dhe Alice Weidel, e përshkruan pezullimin e përkohshëm si një “fitore të pjesshme kundër shërbimeve të inteligjencës”.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











