Banka Credit Suisse ka lëshuar një njoftim se ka ndërmarrë veprime për të ngrirë mbi 19 miliardë dollarë para ruse në përgjigje të zbatimit të sanksioneve perëndimore, përcjell albinfo.ch.
E gjitha kjo është pjesë e sanksioneve për t’i bërë presion ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe për të kufizuar qasjen e saj në tregjet financiare globale.
SonntagsZeitung shkruan se disa nga fondet e ngrira i përkasin Bankës Qendrore Ruse ose shtetit rus.
Vlen të theksohet se Zvicra ka qenë një destinacion i famshëm për elitat ruse dhe vende të tjera ish-sovjetike që kërkojnë të çojnë pasurinë e tyre në një vend me rregulla më të dobëta bankare.
Megjithatë, sanksionet e fundit e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë që rusët të kenë qasje në sistemin financiar global, me shumë banka perëndimore që tani po mbyllin dyert e tyre për ta.