Kosova
Kirurgët në QKUK i heqin tumorin në fytyrë një 82-vjeçari
“Operacioni ka zgjatur mbi 5 orë, pacientit i është bërë largimi kirurgjik i masës së madhe tumorale në tërësi, në mënyrë radikale..."
Në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK është bërë për herë të parë një operacion specifik, ku një pacienti të moshës 82-vjeç i është bërë heqja e tumorit me dimension 30 x 20 centimetra.
“Operacioni ka zgjatur mbi 5 orë, pacientit i është bërë largimi kirurgjik i masës së madhe tumorale në tërësi, në mënyrë radikale, ku për shkak të zbulimit të strukturave vitale anatomike të kokës dhe qafës është bërë mbulimi me muskulin e madh të gjoksit të anës së majtë të kombinuar me graft (transplant) të lirë lëkuror, nga vetë pacienti”, thuhet në njoftim.
Po ashtu theksohet se gjatë operimit është bërë rregullimi i këndit të majtë të gojës me shtrënguese të lirë të marrë nga dora e djathtë.
Gjendja momentale e pacientit është e mirë dhe stabile, ai është i shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Plastike dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të lëshohet për në shtëpi.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










