Lajme
Kina i përgjigjet SHBA-së me tarifa

Kina u është përgjigjur tarifave të vendosura nga Amerika, duke u vënë po ashtu tarifa disa importeve që vijnë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke rinisur një luftë tregtare mes dy ekonomive më të mëdha në botë.
Tarifa shtesë 10 për qind në të gjitha importet nga Kina në SHBA do të hyjë në fuqi të enjten, pasi presidenti Donald Trump përsëriti se Pekini nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndalur rrjedhjen e drogave në SHBA.
Menjëherë, si përgjigje, Ministria e Financave në Kinë ka thënë se do t’i përgjigjet me tarifë 15 për qind ndaj qymyrit dhe gazit natyror nga SHBA-ja dhe 10 për qind tarifë mbi naftën e papërpunuar, pajisjet bujqësore dhe disa automjete.
Kina po ashtu ka nisur edhe hetime anti-monopol ndaj Google-it.
Edhe Ministria e Ekonomisë dhe Dogana në Kinë ka thënë se do të shtojë kontrollet mbi eksportet e metaleve që janë kritike për pajisjet e teknologjisë dhe tranzicionin e energjisë së pastër.
Tarifat e reja të Kinës me cak ndaj produkteve amerikane do të nisin më 10 shkurt, ka njoftuar Pekini, duke thënë se shtetet kanë ende kohë që të mbërrijnë marrëveshje.
Presidenti amerikan Donald Trump planifikon të flasë me presidentin kinez Xi Jinping më vonë gjatë javës, ka njoftuar një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
E-Diaspora
-
Ky është numri i personave që votuan në përfaqësitë diplomatike Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se nga 20 mijë 324 qytetarë me të drejtë vote...
-
Ankandi për Artin dhe Humanizmin në Cyrih: Një natë e solidaritetit dhe suksesit
-
Kosova votoi sot edhe në Gjenevë: Pesha historike e një date
-
Vijon votimi në Ambasadën e Sllovenisë
-
Vjenë: 510 bashkatdhetarë kanë votuar deri në orën 15:00
Jeta në Austri
-
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës Edhe këtë vit, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në bashkëpunim me...
-
Çka premtojnë partitë në Kosovë për mërgatën?
-
Pse fluturimet nga Vjena duket se do të bëhen më të shtrenjta
-
Austriakët testojnë jelekët reflektues, rezultatet katastrofale
-
Austria, me rënie prej 15.8% të vendeve të lira të punës në 2024