Lajme
Këto janë moshat me më shumë të vdekur nga Covid-19 në Zvicër
Siç tregojnë statistikat e BAG, njerëzit e vdekur që kanë qenë të infektuar, ishin kryesisht 80 vjeç ose më të vjetër. 1421 raste i përkasin kësaj kategorie moshe
Gjatë një periudhe të konsiderueshme të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus në zvicër, nuk ishte raportuar ndonjë rritje e numrit të të vdekurve. Por kjo tendencë ka ndryshuar për të keq gjatë ditëve të fundit.
Kështu, të mërkurën kanë qenë raportuar 21 raste vdekjeje brenda 24 orëve, të enjten 31 ndërsa të premten, ky numër është ngjitur në 52, shkruan albinfo.ch. Kjo shifër ështe e perafërt me atë të valës së parë, kur në kulmin e pandemisë, regjistroheshin në mes 60 dhe 70 vdekje në ditë nga koronavirusi
Sidoqoftë, me 52 viktimat e fundit, numri i rasteve fatale ka tejkaluar tashmë kufirin prej 2000 vdekjeve – tani bëhet fjalë për gjithsej 2037 sosh.
Por, ajo që është me interes për publikun e gjerë, është gjithsesi mosha e viktimave.
Siç tregojnë statistikat e BAG, njerëzit e vdekur që kanë qenë të infektuar, ishin kryesisht 80 vjeç ose më të vjetër, shkruan blick.ch. 1421 raste i përkasin kësaj kategorie moshe. 405 vdekje nga korona kanë prekur njerëzit midis moshave 70 dhe 79, përcjell albinfo.ch.
Infeksioni me koronavirusin gjithashtu ka pasur përfundim fatal për 147 njerëz të moshave në mes 60 dhe 69 vjeçare.
Sëmundja gjithashtu ka pasur pasoja fatale edhe për moshat pak më të reja: BAG dokumenton 48 raste në të cilat të vdekurit ishin 50 deri në 59 vjeç. Grupet e moshave 40 deri 49 vjeç dhe 30 deri 39 vjeç përfaqësohen në statistikë me nga gjashtë raste secila.
Deri më tani, asnjë fatalitet nuk është regjistruar në Zvicër tek njerëzit midis moshës dhjetë dhe 29 vjeçare.
Nga ana tjetër, vetëm një rast në kategorinë deri në nëntë vjet është i dokumentuar. Bëhet fjalë për një foshnjë që ka vdekur në maj në Spitalin e Fëmijëve në Cyrih, transmeton albinfo.ch. Ajo ishte infektuar me koronavirus në Maqedoni dhe ka vdekur nga një sëmundje e rëndë neurologjike, sipas spitalit të fëmijëve.
Deri në çfarë mase koronavirusi ishte përgjegjës për këtë vdekje, kishte mbetur e paqartë në atë kohë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis shpërndarja e librave shqip në 15 shtete të diasporës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka nisur shpërndarja falas e teksteve të gjuhës... -
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak -
Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut, nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Austri
-
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas Qeveria austriake i ka dërguar parlamentit një rregullore të re mbi ndihmat familjare për personat e... -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena













