Tematike
Rekordet e nxehtësisë të verës 2022 në Zvicër
Mesatarisht, temperatura ishte 2.3 gradë më e ngrohtë se në muajt e tjerë të verës nga viti 1991 deri në vitin 2020
Në Zvicër, gjatë kësaj vere veçanërisht të nxehtë janë thyer disa rekorde të nxehtësisë.
Kështu, këtë vit, Zvicra përjetoi qershorin e dytë më të nxehtë në historinë e saj, pastaj korrikun e katërt më të nxehtë dhe në fund gushtin e dytë më të nxehtë, të llogaritur në mesataren kombëtare, transmeton albinfo.ch. Periudha e nxehtë pasoi muajin maj, i cili po ashtu ishte i dyti më i nxehtë, që nga fillimi i matjes së temperaturave në Zvicër.
Dhe, matjet kanë filluar në vitin 1864, sipas Zyrës Federale për Meteorologji dhe Klimatologji (MeteoSwiss).
Mesatarisht, temperatura ishte 2.3 gradë më e ngrohtë se në muajt e tjerë të verës nga viti 1991 deri në vitin 2020. Periudha treditore më e nxehtë në qershor që nga fillimi i matjeve u regjistrua në Neuchâtel, shkruan 20minuten.ch. Rekordi i mëparshëm i qershorit prej 32.9 gradë maksimumi mesatar ditor u tejkalua me 34.6 gradë.
Një nga periudhat më të gjata të nxehtësisë
Periudha me vapë nga 14 deri më 26 korrik, e cila ishte veçanërisht e dukshme në Zvicrën perëndimore dhe jugore, ka zgjatur 13 ditë. Kjo e bën atë një nga periudhat më të gjata të nxehtësisë që nga viti 1864. Kishte gjithashtu shumë ditë të nxehta – pra ditë kur temperatura ishte mbi 30 gradë. Një rekord i ri lokal u vendos në Stabio në Ticino jugore. Termometri atje ka qëndruar mbi 30 gradë gjatë plot 59 ditëve.
Në Bazel, Gjenevë dhe Cyrih, kjo verë është një nga ato me kohëzgjatjen më të gjatë të diellit, megjithëse renditja e saktë ende nuk është vlerësuar.
Shumë shi në qershor – fare pak në korrik
Në qershor, reshjet në të gjithë Zvicrën ishin 80 deri në 120 për qind të normës nga viti 1991 deri në vitin 2020. Megjithatë, në nivel lokal, këto nivele janë tejkaluar shumë, transmeton albinfo.ch. Sipas MeteoSwiss, vendndodhjet e veçanta të matjeve gjatë qershorit kanë regjistruar një nga muajt më të lagësht të qershorit që nga fillimi i matjeve, duke arritur 180 deri në 190 për qind të normës.
Në korrik, nga ana tjetër, sasia e reshjeve ishte më pak se 30 për qind, lokalisht edhe më pak se 10 për qind e normës.
Në të gjithë periudhën nga qershori deri në gusht, 60 për qind e sasisë normale të shiut ka rënë në Zvicrën perëndimore, 80 për qind në Zvicrën lindore dhe anën jugore të Alpeve. Më pak se 40 përqind e normës është matur në nivel lokal në Ticino, zonën jugore të Zvicrës.
Kufiri i shkallës zero, lartësi rekorde
Që nga viti 1954, sondat e balonave janë përdorur për të matur lartësinë në të cilën temperatura arrin kufirin e gradës zero. Më 25 korrik kjo ishte 5184 metra, që është më e lartë se të gjitha deri më tash, që nga fillimi i matjeve, shkruan MeteoSwiss.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor














