Kosova
Kërkohet përkrahje nga Zvicra për personat e pagjetur
Mbajtësi i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Jahja Lluka, i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetaj dhe udhëheqësi i Njësisë së KPQZH-së, Kushtrim Gara, kanë takuar përfaqësuesit e Ambasadës së Zvicrës.
Takimi është organizuar me qëllim të diskutimit mbi zhvillimet e fundit në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur dhe mundësisë për përshpejtim të zgjidhjeve të mundshme të kësaj problematike të ndjeshme jo vetëm për familjarët, por edhe për tërë shoqërinë, përcjell albinfo.ch.
Lluka, duke falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme të Ambasadës së Zvicrës në këtë proces, por edhe në përgjithësi për përkrahjen e madhe të shtetit dhe popullit zviceran për popullin dhe shtetin e Kosovës, njoftoi për angazhimin dhe përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Kosovës që çështja e personave të zhdukur të trajtohet si çështje me prioritet të veçantë.
Përfaqësuesi i Ambasadës Zvicerane, Kuno Schlaefli, “duke vlerësuar lart qasjen e re dhe serioze të Qeverisë Haradinaj ndaj procesit të ndriçimit të fatit të personave të zhdukur”, e po ashtu edhe emërimin e Mbajtësit të Dosjes, sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, shprehu respektin për punën dhe sfidat e këtij procesi, e në mënyrë të veçantë në këtë fazë ku është evidente rënia e gjetjeve dhe identifikimeve të reja.
Schlaefli, duke shprehur edhe njëherë gatishmërinë e Ambasadës së Zvicrës për vazhdimin e përkrahjes së institucioneve kompetente të Kosovës në çështjen e personave të zhdukur, por edhe në çështjet tjera në procesin e ballafaqimit me të kaluarën, theksoi rëndësinë e vazhdimit me përpjekjet institucionale që familjet e viktimave të mësojnë sa më parë për fatin dhe vendndodhjen e familjarëve të tyre të zhdukur.
Mbajtësi i Dosjes për çështjen e personave të zhdukur, Jahja Lluka, ritheksoi se institucionet kompetente do të vazhdojnë të jenë shembull për procedimin me prioritet të të gjitha rasteve dhe lokacioneve të mundshme të shënjuara brenda territorit të Republikës së Kosovës.
Ai, po ashtu, gjatë diskutimit për disa raste konkrete, përfshirë edhe lokacionet tashmë të shënjuara në territorin e Serbisë, kërkoi përkrahjen e mëtejmë të Ambasadës së Zvicrës dhe në përgjithësi bashkësisë ndërkombëtare, në adresim të këtyre rasteve.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












