Kosova
Kërkohet konsensus për dialogun, përplasen në distancë PDK – LDK
Kryetarit i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë thirrje për konsensus politik lidhur me dialogun ndërmjet presidentëve Kosovë -Serbi.
Veseli të gjitha dështimet e deritashme ia ka atribuuar LDK-së, madje ka thënë se Mustafa është fajtor edhe për mundësinë që amnistia e krimeve të luftës të futet si temë në dialogun me Serbinë.
Këto deklarata Veseli i ka dhënë në një konferencë për medie, pas takimit me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili ia dorëzoi atij raportin e auditimit të OEK-ut. “Jemi duke humbur kohë, po merremi me bajraktarizma. Në vend që të koncentrohemi në pjesën si të ballafaqohemi me Serbinë, ne merremi me atë se kush do të jetë i pari. Opozita po vazhdon me gabimin e njëjtë. FSK-ja sot ishte përfunduar nëse s’do të ishin inatet e opozitës”, ka thënë Veseli.
Por, nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se ata nuk do të ndryshojnë qëndrim, duke paralajmëruar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.
E-Diaspora
-
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln Filmi vijoi prezantimin në Gjermani me një premierë në Këln, ndërsa tashmë është i disponueshëm në... -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit -
Expo Arbëria zhvillohet në Spezzano Albanese, në fokus trashëgimia arbëreshe -
Ansambli Ura organizon Festën e Flamurit në Kloten, i pranishëm edhe Vendim Kapaj
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto













