Shkurt.ch
Kërkohet fuqizim i procedurave për dëbimin e personave të radikalizuar
"Qeveria duhet të ndërmarrë masa për të siguruar që njerëzit e rrezikshëm, të cilëve dëbimi u është vonuar, të përcillen ose të mbahen në paraburgim deri në dëbimin e tyre përfundimtar"
Disa persona që kanë shkelur ligjin, të cilët kanë marrë vendimin për t’u dëbuar pas kërkesës së tyre të azilit, arrijnë megjithatë t’i shmangen këtij dëbimi. Këshilli Federal do të marrë parasysh këtë veçanti.
Praktikat aktuale në lidhje me dëbimin e personave, të cilëve u është refuzuar azili për shkak të shkeljes së ligjit apo për shkak të radikalizimit të tyre, duhet të rishikohen. Këshilli Federal ka mbështetur në mënyrë të heshtur të enjten një kërkesë të shqiptuar nga Damian Müller (FDP / LU). Këshilli Federal do të hartojë një raport mbi këtë çështje.
Sulmet në Londër dhe në Mançester dëshmojnë përsëri për situatën e sigurisë në Evropë, e cila është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Në Zvicër disa persona në azil që kanë marrë vendimin për dëbim arrijnë megjithatë t’i shmangen këtij dëbimi. Kjo vlen edhe për ata që kanë simpati për xhihadistët, shprehet i shqetësuar Damian Müller nëpërmjet tekstit të tij.
Këshilli Federal duhet të përpiqet të gjejë zgjidhje për të përmirësuar praktikën e tanishme, thotë ai. Duhet të rritet numri i të dëbuarve, pra numri i aplikantëve, të cilëve u është refuzuar azili apo atyre që kanë shkelur ligjin dhe kanë marrë vendim për dëbim.
Qeveria duhet të ndërmarrë masa për të siguruar që njerëzit e rrezikshëm, të cilëve dëbimi u është vonuar, të përcillen ose të mbahen në paraburgim deri në dëbimin e tyre përfundimtar. Qeveria madje duhet të analizojë nëse kostot e shkaktuara mund t’i atribuohen Konfederatës dhe jo kantoneve.
Në kantonin e Schaffhausen një xhihadist i rrezikshëm është dënuar, por nuk ka qenë e mundur të dëbohet dhe gjithë kjo përcjellje kushton shumë, tregon Thomas Minder. Pra, një rast i tillë kërkon monitorim të vazhdueshëm dhe fonde të konsiderueshme. Nuk është normale që kantonet t’i marrin përsipër këto detyra, thekson ai.
“Nuk ka recetë për luftën kundër terrorizmit”. Çdo kërkues i azilit i dëbuar, edhe në qoftë se e ka shkelur ligjin, nuk është një xhihadist, ka theksuar ministrja e Drejtësisë, Simonetta Sommaruga. Por, Këshilli Federal mbështet kërkesën. Çështjet e ngritura do të trajtohen si pjesë e një projekti për masat policore parandaluese në luftën kundër terrorizmit.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë













