E-Diaspora
Kërkohet 20 vjet burg për vrasjen e vëllaut të gruas
Gjykimi i kosovarit filloi të hënën e kaluar në Gjykatën e Lozanës.
Për rastin, policia përforcoi masat e sigurisë rreth gjykatës.
Për gati pesë orë, prokurorja Maria Giannattasio, ka përshkruar hollësisht elementet që fajësojnë 30 vjeçarin Vlad*. Provat, dëshmitë por edhe versionet kundërshtuese që e bindën gjykatën për fajësinë e tij. Ditën e tretë të gjykimit, prokurorja përpara gjykatës penale të rrethit Lausanë, ka kërkuar 20 vjet burgim për të akuzuarin.
Gjatë momentit që prokurori përshkruante vrasjen me tre plumba, të babait të tre fëmijëve, në 29 tetor 2012, Vladi buzëqeshte edhe tundte kokën.
Sipas aktakuzës bashkëshortja e Vladit, që është edhe e motra e viktimës, ka jetuar në një ambient të dhunshëm.
I akuzuari mohon çdo gjë. Për prokurorinë, nuk ka asnjë dyshim që Vladi është fajtor. Dhuna, fillimisht është përdorur në gjirin e familjes, larg të njohurve. Ai jo vetëm që fyente, qëllonte dhe kërcënonte bashkëshorten e tij, por edhe e detyronte atë që të kishin marrëdhënie intime përpara fëmijëve.
« Ajo përjetonte momente të vështira për shkak se ajo goditej edhe kërcënohej rregullisht. (…) I akuzuari e konsideronte gruan e tij si një objekt » ka shpjeguar prokurorja.
« Sulmoi vëllain tim për tu hakmarrë ndaj meje »
« Dhuna edhe egoizmi i të akuzuarit e arritën kulmin në 29 tetor 2012 ». Në atë periudhë, bashkëshortja e Vladit kishte gjetur strehë në Qendrën Malley Prairie. Kjo qendër u vjen në ndihmë grave që bihen viktima të dhunës familjare. Vladi vendosi të hakmerrej kur me vendimin e gjyqtarit civil ju hoq e drejta të shikonte fëmijët e tij.
Ai sulmoj vëllain tim për të më bëre keq mua », ka dëshmuar përpara policëve gruaja e të akuzuarit. Versioni i saj është pranuar nga gjykata.
Në 29 tetor, Vladi ekzekuton kërcënimet e drejtuara prej muajsh ndaj bashkëshortes edhe ndaj familjes të saj. « Motivi, tregon mospërfillje totale për jetën, vuri në dukje prokurorja. I akuzuari ka vepruar me një gjakftohtësi ekstreme. Akti i tij ishte i paramenduar ». Vladi pretendon se ka qëlluar mbi kunatin e tij sepse mendoi se ky i fundit ishte i armatosur.
Pas pesë orësh paraqitjeje, të gjitha elementet e fajësonin të akuzuarin me origjinë nga Kosova.
Ekstrakte : « mori një jetë edhe zhyti të gjithë familjen në një dhimbje të papërshkrueshme », « e braktisi viktimën », « i ka dërguar letra kërcënuese familjes së bashkëshortes që nga burgu », « nuk ka dhëne shpjegime », « ka bashkëpunuar pjesërisht».
Gjykimi vazhdon të premten.
* pseudonim
24heures.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












