Futboll
Kë zgjedh Challandes mes Kosovës dhe Zvicrës?
“Unë jam trajner i Kosovës dhe do ta harroja Zvicrën në këtë situatë”, u përgjigj ai
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka bërë mrekulli deri më tani me Kosovën në futboll, duke u etiketuar si një nga më të merituarit për sukseset që arritën në Ligën e Kombeve.
Kosova është kualifikuar në gjysmëfinale të “Play-off”-it dhe ka gjasa për Evropian. “Më herët ishte hapi i parë për ekipin, ishte një ëndërr. Tani është ndryshe. Bëhet fjalë mundësinë e kualifikimit në Kampionatin Evropian, por do të jetë e vështirë sepse mund të luajmë kundër Francës, Anglisë apo Kroacisë.
Tani i kemi ndeshjet kualifikuese dhe ekziston mundësia që të luajmë me ndonjë ekip të fuqishëm. Me këtë përvojë mund ta kuptojmë se sa kemi arritur.
Maqedonia është ekip i mirë, por gjithashtu edhe ne e kemi mundësinë për të përparuar. Kemi kohë për t’u bërë gati, 1 vit apo 1 vit e gjysmë”, është shprehur trajneri zviceran në emisionin “Info Magazine”, përcjell albinfo.ch.
Trajneri zviceran u pyet edhe në lidhje me atë se si do të ndihej nëse përfaqësuesja e Kosovës do të luante më atë të shtetit të tij, Zvicrës:
“Unë jam trajner i Kosovës dhe do ta harroja Zvicrën në këtë situatë”, u përgjigj ai.
Për të nuk është hera e parë që punon me shqiptarët. “Kam punuar në Zvicër me disa lojtarë nga Kosova dhe kam qenë trajner me lojtarë të rinj si Valon Behrami. E di mentalitetin e tyre pasi futbolli është pasion për shumë njerëz të Kosovës.
Për mua kjo ishte një arsye për të ardhur këtu, sepse mendoja që në Kosovë kemi lojtarë të mirë dhe federata do të përparojë. Është mirë të punojmë për futbollit”.
Sa i përket gjuhës shqipe, Challandes ka thënë se i di disa fjalë: “Me lojtarët e Ekipit Kombëtar të Kosovës mund të flas shqip: “Po”, “Jo”, “Mirëdita”, pasi gjuha shqipe nuk është një gjuhë e lehtë”.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi













