Kosova
KDI për seancën e nesërme: Cenim i rendit kushtetues, deputetët t’i drejtohen Gjykatës
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI, ka vlerësuar se caktimi i vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit për nesër, përbën shkelje të hapur të Kushtetutës dhe cenim të rendit kushtetues. Ai i ka bërë thirrje deputetëve që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese dhe të kërkojnë masën e pezullimit të seancës.
Cakolli ka shkruar se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka pasur obligim që vazhdimin e seancës ta thërriste gjatë ditës së sotme, në mënyrë që procedura të përfundonte brenda afatit kushtetues.
“Afati 48-orësh për pauzën është kufi procedural dhe zbatohet vetëm brenda afatit kushtetues. Dehari, përmes caktimit të vazhdimit pas afatit, dhe LVV-ja, përmes mosushtrimit brenda afatit 30-ditor të së drejtës ekskluzive të propozimit, ua kanë pamundësuar deputetëve ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të tyre kushtetuese”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, sipas tij ky vendim, së bashku me veprimet e ndërmarra, përbën shkelje procedurale, shkelje kushtetuese dhe moszbatim të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.
Për këtë arsye, Cakolli ka bërë thirrje që menjëherë pas mesnatës të paktën dhjetë deputetë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të kontestuar vendimin për caktimin e seancës pas skadimit të afatit, si dhe mosveprimet e datave 6 dhe 7 gusht teksa ka kërkuar gjithashtu që të kërkohet masë e përkohshme për pezullimin e seancës së paraparë për nesër në orën 11:00.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











