Kosova
KDI: Deputetët e Kuvendit t’i drejtohen Kushtetueses, ka tejkaluar rrafshi i mosmarrëveshjeve politike
Instituti Demokratik i Kosovës e ka konsideruar absurde dhe të papranueshme situatën e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit, duke vlerësuar se afati detyrues 30-ditor ka përfunduar dhe se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ushtroi përgjegjësinë ekskluzive për ta propozuar kandidatin për kryeparlamentar.
Sipas KDI-së, Lëvizja Vetëvendosje “me vetëdije” po e vazhdon “bllokadën institucionale”.
“Kjo situatë tashmë e ka tejkaluar rrafshin e mosmarrëveshjes politike ndërmjet partive parlamentare. Skadimi i afatit pa konstituimin e Kuvendit ka krijuar një çështje të drejtpërdrejtë kushtetuese për vlefshmërinë e procedurës së mëtejshme. Një kandidaturë e paraqitur me vonesë, një ndërprerje e re 48-orëshe apo një marrëveshje eventuale politike nuk mund t’i fshijnë vetvetiu pasojat e mosveprimit brenda afatit”, thuhet në komunikatë, transmeton albinfo.ch.
Tutje, KDI-ja ka deklaruar se së paku dhjetë deputetë duhet t’i referohen menjëherë Gjykatës Kushtetuese me vendimet dhe veprimet e ndërmarra pas skadimit të afatit duke i kërkuar disa përgjigje.
“Nëse mosushtrimi brenda afatit i së drejtës së propozimit e ka shteruar mandatin e kësaj përbërjeje për përfundimin e procesit konstitues; çfarë vlefshmërie juridike kanë veprimet e ndërmarra pas skadimit të afatit; dhe cila procedurë kushtetuese duhet të ndiqet më tej, përfshirë hapjen e rrugës për zgjedhje të reja”, thonë pyetjet që sipas KDI-së duhet të dërgohen në Kushtetuese.
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










