Shkurt.ch
Katër të rinj vdesin në një aksident
Dy të reja dhe dy të rinj ka humbur jetën në një aksident rrugor në Fribourg. Vetura dhe viktimat janë gjetur 26 orë pas aksidentit
Policia kantonale e Fribourgut kishte raportuar për tre persona të humbur. Ata për herë te fundit ishin parë me një veturë të verdhë në Payerne VD.
Pas mesnate, policia kishte ra në gjurmë të veturës së verdhë, e cila ishte gjetur përskaj rrugës në një mal.
Kur policia mbërriti në vendin ku kishte ndodhur aksidenti kishte parë një veturë të shkatërruar tërësisht rreth 30 metra poshtë rrugës.
Katër personat ishin gjetur të vdekur, nga të cilët vetëm ngasësi ishte gjetur i shtrirë pranë makinës. Viktimat ishin bllokuar nën rrënojat e veturës së shkatërruar.
Sipas policisë së Friborgut katër viktimat e aksidentit ishin nën moshën tridhjetë vjeç.
Sipas hetimeve fillestare aksidenti kishte ndodhur në rrugën Léchelles-Grolley, teksa shoferi kishte humbur kontrollin në një kthesë në të majtë, vetura kishte fluturuar dhjetë metra në ajër dhe ishte përplasur në një pemë duke rrëshqitur njëzet metra poshtë shpatit.
Policia beson se aksidenti ka ndodhur të hënën në mbrëmje rreth orës 23.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa











