Shëndetësi
Katër mënyra të thjeshta për ta lënë cigaren
Duhanpirja konsiderohet si një nga veset më të këqija dhe më të dëmshme për shëndetin e njeriut. Shumë njerëz tentojnë të heqin dorë, mirëpo ende nuk e kanë gjetur mënyrën e duhur.
Gjithsesi këto janë katër mënyra të thjeshta, të cilat mund t’ju ndihmojnë të hiqni dorë nga ky ves, transmeton Express.
Krijimi i një plani specifik ju ndihmon në arritjen e këtij qëllimi
Të formulosh qëllimin tënd dhe të ndërmarrësh hapa konkretë për të arritur këtë gjë është e domosdoshme dhe ju bën të ndiheni më të sigurt në gjërat që dëshironi t’i arrini.
Gjejini vetes aktivitete për të qenë të zënë
Është shumë e rëndësishme që për të arritur këtë qëllim, të jeni të zënë. Kjo do t’ju ndihmojë që ju të mos mendoni shumë për cigaren. Kaloni sa më shumë kohë duke bërë aktivitete.
Rrini larg nga njerëzit që e pinë cigaren
Çdo ambient, në të cilën përdoret cigarja do t’ju përkeqësojë rrugën për të hequr dorë nga ajo. Krahas ambienteve në të cilat përdoret cigarja, është gjithashtu shumë e rëndësishme të rrini sa më larg pijeve dhe produkteve që përmbajnë kafeinë, dhe të pini ujë ose lëngje në vend të tyre.
Kërkoni mbështetje
Qëndrimi vetëm e katalizon dëshirën për duhan. Do të ishte një ide e mirë, nëse i kërkoni dikujt t’ju ndihmojë dhe t’ju mbështesë në arritjen e këtij qëllimi.
Të ngjashme
Të tjera nga Shëndetësi
E-Diaspora
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva Boksieri kosovar, Robin (Haxhi) Krasniqi, ka mposhtur portugezin Jorge Silva të shtunën, në meçin e zhvilluar...
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
Jeta në Austri
-
Çfarë më lejohet të bëj në ballkonin tim në Austri? Gjatë muajve të verës, mund të duket se çdo austriak jeton ekskluzivisht në ballkonet e tij...
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?