Kosova
Kategoritë që lirohen nga pagesa doganore dhe procedura që duhet të ndjekin
Me ligjin e ri nuk munden të regjistrohen veturat më të vjetra se 10 vite. Por, janë disa kategori për të cilat nuk vlen kjo rregull
Sipas ligjit të ri për automjete në Kosovë, i cili ka hyrë në fuqi që nga 27 qershori parashihen rregulla të reja të importit dhe regjistrimit të veturave. Me këtë ligj shumë qytetarë nuk pajtohen për arsye se nuk munden të regjistrojnë vetura më të vjetra se 10 vite.
Por, janë disa kategori për të cilat nuk vlen kjo rregull.
Këtu është fjala, në radhë të parë për personat me aftësi të kufizuar, të cilët kanë lehtësim në këtë çështje. Ata lirohen prej akcizës doganore.
Në një përgjigje për “Indeksonline”, Dogana e Kosovës ka treguar se cilat dokumente duhet t`i kenë këta persona që të mund të lirohen prej kësaj pagese.Kategoritë që lirohen nga pagesa doganore dhe procedura që duhet të ndjekin
Sipas ligjit të ri për automjete në Kosovë, i cili ka hyrë në fuqi që nga 27 qershori parashihen rregulla të reja të importit dhe regjistrimit të veturave. Me këtë ligj shumë qytetarë nuk pajtohen për aryse se nuk munden të regjistrojnë vetura më të vjetra se 10 vite.
Por, janë disa kategori për të cilat nuk vlen kjo rregull.
Këtu është fjala, në radhë të parë për personat me aftësi të kufizuar, të cilët kanë lehtësim në këtë çështje. Të njëjtit lirohen prej akcizës doganore.
Në një përgjigje për “Indeksonline”, Dogana e Kosovës ka treguar se cilat dokumente duhet t`i kenë këta persona që të mund të lirohen prej kësaj pagese.
Sipas këtij institucioni, automjetet e liruara nga detyrimet doganore nuk mund ë huazohen, të jepen me qira apo edhe të trasnferohen tek personat tjerë.
Mirëpo, në praktikë del të jetë paksa më ndryshe. Personi në fjalë, mund që të autorizojë një shoqërues për ta drejtuar automjetin veçëse këtë duhet ta bëjë brenda territorit të Republikës.
Me këtë rast, shoqëruesit nuk i lejohet të vozitë veturën jashtë vendit.
Dokumentet të cilat janë të përcaktuar me Bazën Ligjore :Kodi Civil Nr: 03L-109, Doganor dhe i Akcizave në Kosovë, Aneksi “A” Neni 78 janë si:
“– Vendimin nga organi kompetent apo Komisioni (mendimin e konzoliumit te mjekeve të QKUK-së) që konfirmon vërtetimin e dëmtimit trupor.
– Ne rast se personi është përfitues i pensionit invalidore vendimin nga Ministria për Pune dhe mirëqenie Sociale MPMS.
– Leja e Qarkullimit te automjetit
– Patentë shoferi.
– Libreza e HANDIKOS-it
– Atesti nga organi kompetent, që vërteton se automjeti i përshtatet për ngasje personit me nevoja te veçanta.
– deklaratë me shkrim se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejte.
Ndryshe, Ligji i ri për automjete parasheh edhe ndëshkime për të gjithë ata që bëjnë ndërrimin e kilometrave të veturave. Po ashtu me këtë Ligj, personi që bënë regjistrimin e automjeteve duhet të paguajë edhe taksat e tjera siç është taksa për tatim në pronë em qëllim të inkasimit të hyrave në buxhetin e Republikës së Kosovës.
Sipas këtij institucioni, automjetet e liruara nga detyrimet doganore nuk mund ë huazohen, të jepen me qira apo edhe të trasnferohen tek personat tjerë.
Mirëpo, në praktikë del të jetë paksa më ndryshe. Personi në fjalë, mund që të autorizojë një shoqërues për ta drejtuar automjetin veçëse këtë duhet ta bëjë brenda territorit të Republikës.
Me këtë rast, shoqëruesit nuk i lejohet të vozitë veturën jashtë vendit.
Dokumentet të cilat janë të përcaktuar me Bazën Ligjore :Kodi Civil Nr: 03L-109, Doganor dhe i Akcizave në Kosovë, Aneksi “A” Neni 78 janë si: “– Vendimin nga organi kompetent apo Komisioni (mendimin e konzoliumit te mjekeve të QKUK-së) që konfirmon vërtetimin e dëmtimit trupor.
– Ne rast se personi është përfitues i pensionit invalidore vendimin nga Ministria për Pune dhe mirëqenie Sociale MPMS.
– Leja e Qarkullimit te automjetit
– Patentë shoferi.
– Libreza e HANDIKOS-it
– Atesti nga organi kompetent, që vërteton se automjeti i përshtatet për ngasje personit me nevoja te veçanta.
– deklaratë me shkrim se nuk ka shfrytëzuar asnjëherë më herët ketë të drejte.
Ndryshe, Ligji i ri për automjete parasheh edhe ndëshkime për të gjithë ata që bëjnë ndërrimin e kilometrave të veturave. Po ashtu me këtë Ligj, personi që bënë regjistrimin e automjeteve duhet të paguajë edhe taksat e tjera siç është taksa për tatim në pronë em qëllim të inkasimit të hyrave në buxhetin e Republikës së Kosovës.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











