Gjuha
Katedra e Albanologjisë, falë donacionit prej 5 milionë USD të atdhetarit shqiptar
Në testamentin e hapur pasi ai ka ndërruar jetë, Idai Edy Bregu, një pjesë të pasurisë ia kishte dedikuar hapjes së të një katedre të Albanalogjisë
Në qytetin Çikago, sivjet është hapur Katedra e parë e Albanalogjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Katedra është hapur falë donacionit prej 5 milionë dollarëve që e ka dhuruar atdhetari Idai Edy Bregu, një mërgimtar i hershëm shqiptar në SHBA, shkruan gazeta LAJM.
Sipas gazetës, në testamentin e hapur pasi ai ka ndërruar jetë, një pjesë të pasurisë ia dedikon hapjes së të një katedre të Albanalogjisë, nevojë e kamotshme për shqiptarët në Amerikë. Katedra e Albanologjisë funksionon në kuadër të Universiteti De Pol në Çikago, kurse udhëheqës i saj është profesori Gazmend Kapllani, që deri tani ka ligjëruar në universitete dhe kolexhe të ndryshme në SHBA. Në intervistën ekskluzive për Gazetën Lajm dhe për Lajm Tv, Kapllani sqaron në detaje aktin e madh të veprimtarit Bregu.
Në disa universitete amerikane prej më herët ekzistojnë programe për mësimin e gjuhës shqipe, mirëpo një katedër për studime të kompletuara albanologjike, hapet për herë të parë.
Kapllani flet edhe për misionin kryesor të kësaj katedre, e cila së shpejti do të përforcohet edhe me intelektualë të tjerë shqiptarë.
Katedra po bëhet gati të pranojë studentët e parë. Përveç të rinjve me prejardhje shqiptare, dyert e katedrës do të jenë të hapura edhe për studentë të komuniteteve të tjera në Amerikë, që kanë interesim të studiojnë albanologjinë.
Në kuadër të Katedrës së Albanologjisë në Çikago do të themelohet edhe Aleanca Shqiptaro-Amerikane, e cila do të grumbullojë intelektualët e rinj shqiptarë në Amerikë, e që për qëllim do të ketë angazhimin e diasporës në çështjen shqiptare, por edhe në avancimin e mëtejme të raporteve shqiptaro-amerikane.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë Policia e Vjenës do të krijojë një zonë të posaçme sigurie rreth stadiumit dhe në pjesë... -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës













