Futboll
Karriera e bujshme e Behramit te Zvicra dhe 3 momentet më të paharruara
Ai është pjesë e Zvicrës që nga viti 2005, duke zhvilluar me 83 ndeshje dhe dy gola
Valon Behrami nga dita e hënë nuk është më pjesë e Zvicrës. Ai u largua ndoshta në mënyrën jo më të mira, derisa u shpreh se ishte vendim politik nga ana e trajnerit Petkoviq, shkruan albinfo.ch.
Por, Behami ka lënë gjurmë të pashlyeshme te Zvicra me 83 ndeshje dhe dy gola. Por, jo vetëm keq.
Ai është rekordmen te Zvicra, pasi është futbollisti i vetëm që ka marrë pjesë në katër Kampionate Botërore, si askush tjetër.
Gjithashtu ka marrë pjesë edhe në dy Kampionate Evropiane. Ai është pjesë e Zvicrës që nga viti 2005. Momenti i fundit i ndritur ishte ndeshja me Brazilin, ku ndaloi futbollistin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, Neymarin.
Tre momentet e Behramit
Karriera e Behramit në kombëtaren helvete është histori e gjatë, por në vijim keni tre momente të cilat duhet t’i kujtojë çdo tifoz zviceran.
12 nëntor 2005: Behrami shënon golin më të rëndësishëm në barazh kundër Turqisë. “Për klubin ishte mirë, për mua momenti më i keq,” kujton Behrami. Sepse fytyra e tij nuk u ka pëlqyer shumë nga bashkëlojtarët e tij.
21 qershor 2010: Behrami nxirret jashtë me kartonin e kuq kundër Kilit në KB që mbahej në Afrikën Jugore. “Aty mësova shumë”, kujton Behrami.
15 qershor 2014: Ndaj Behramit shkaktohet ndërhyrje e padrejtë, megjithatë kolosi ngrihet dhe vijon lojën. Nuk ka kohë për t’u ankuar te arbitri. Vijon ndeshjen dhe mundëson golin e fitores 2:1 kundër Ekuadorit. “Kjo skenë më tregon mua më së miri. Dëshiroja ta fitoja me patjetër këtë përballje”.
E-Diaspora
-
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve Vedat Muriqi ka qenë protagonist në suksesin e madh të Fenerbahçes, që siguroi kualifikimin në fazën... -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi














