Integrimi
Kardiologu i njohur shqiptar në Zvicër tregon për sëmundjet e zemrës tek pacientët
Dr. Florim Cuculi kardiologu i njohur në Zvicër ka thënë se për sëmundjet e zemrës duhet të flitet më shumë
Në një intervistë për mediat kosovare ka folur kardiologu i njohur shqiptar në Zvicër Dr. Florim Cuculi. Ai tregon për sëmundjet e zemrës, se pse vdesin shumë njerëz nga infarkti dhe shkaqet që e çojnë pacientin deri tek niveli i atakut, përcjell albinfo.ch
Cuculi ka thënë se për sëmundjet e zemrës duhet të flitet më shumë sepse ka shumë persona të afektuar nga sëmundjet koronare dhe infarkti i zemrës në rajon. Ai thotë se për trajtimin e këtyre sëmundjeve duhet të evitohen pasojat sepse nëse ndodh infarkti atëherë vdekshmëria është e konsiderueshme edhe në vendet me kushtet më të mira.
“Zvicra është një vend i pasur dhe trajtimi i sëmundjeve të zemrës bëhet në kushte moderne. Në trajtimin e infarktit është shumë e rëndësishme koha dhe në Kosovë e Maqedoni, mund ta merrni me mend një person që pëson infarkt psh në Rugovë apo në Gjakovë, derisa të mbërrijë në Prishtinë, në sallë dhe t’i hapet arteria humbet shumë kohë dhe në trajtimin më optimal ata pacientë pësojnë dhe prandaj ka vdekshmëri të madhe. Kurse në Zvicër ka shumë qendra që janë të shpërndara në gjithë vendin dhe nuk humbet shumë kohë me pacientin”, ka treguar Cuculi, për rtk.



E-Diaspora
-
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime... -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar















