E-Diaspora
Kapet trafikuesi serb me 7 refugjatë kosovarë në makinë
Kur u urdhëruan të dilnin nga makina, 7 kosovarët e shfrytëzuan daljen për të ikur nga vendi i kontrollimit. 6 prej tyre u zunë sërish
Natën e 25 tetorit rreth orës 1.15 në kuadrin e masave për kontroll në kufi, policia ka ndaluar në autostradën A4 një makinë me regjistrim të Serbisë. Makinën e ngiste një shtetas serb 32 vjeçar, i cili u identifiukua me pasaportë dhe patentshofer të vlefshëm serb, shkruan regionews.at.
Ndërkaq policia në makinën që është e paraparë për pesë veta ka gjetur edhe shtatë persona të tjerë. Asnjëri nga këta (të gjithë meshkuj) nuk kishin dokumente të vlefshme që do t`ua mundësonin hyrjen në Austri. Për këtë arsye, shtatë të përmendurit që konsiderohet se kanë shtetësi kosovare, u urdhëruan të dilnin nga makina, transmeton albinfo.ch. Këtë dalje ata e shfrytëzuan për të ikur nga vendi i kontrollimit.
Por pas pak kohe katër prej tyre u kapën nga policia e alarmuar e Nickelsdorfit. Pak më vonë, rreth orës 2 të pas mesnatës, kanë qenë ushtarët austriakë që kanë kapur në stacionin hekurudhor të Nickelsdorfit edhe kosovarin e pestë të arratisur. Më vonë, ne orën 9 e 50 të mëngjesit është arritur të kapet nga policia edhe i arratisuri i gjashtë ndërsa kërkimi për personin e shtatë të arratiur është ende duke vazhduar.
Personat e ndaluar të moshave 16 deeri 32 vjeçare janë dërguar në qendrën e kompetencës ne Eisenstadt pasi që është kosntatuar qëndrimi i tyre i paligjshëm në Austri, përcjell albinfo.ch. Ndërsa shoferi serb i cili dyshohet për trafikim të refugjatëve kundrejt pagesës, është arrestuar nga inspektorati policor i Nicleldorfit dhe është dërgiar në burg për hetime.
E-Diaspora
-
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar për lidhje me incidentin në Dällikon të Cyrihut; rrethanat... -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










