Shkurt.ch
Kapet rreth 19 kg. heroinë e ardhur nga Shqipëria
Në një hotel të Kantonit Thurgau policia ka sekuestruar katër kilogramë heroinë dhe një kilogram kokainë, në një rast që lidhet me një tjetër që qe zbuluar më shumë se një muaj më parë në Gjenevë. Atëbotë, më 28 mars, policia në Gjenevë pati gjetur 13.6 kilogramë.
Kjo sasi droge kishte ardhur nga Shqipëria dhe me atë rast policia kishte arrestuar në vend të ngjarjes dy shtetas shqiptarë.
Po lidhur me këtë rast policia kishte arrestuar më 30 mars edhe tre shqiptarë të tjerë. Njëri prej tyre kishte me vete një çelës për të cilin thoshte se i takonte shtëpisë së tij në Shqipëri Natyrisht, policët nuk i besuan pasi që çelësi kishte signaturë zvicerane dhe shpejt u konstatua se ai i takonte një hoteli në Romanshorn.
Kur policia ka hapur dhomën e këtij hoteli një ditë më vonë, aty ka gjetur katër kilogramë heroinë, një kilogram kokainë dhe kopje dokumentesh të ndryshme të identitetit.
Pronares së hotelit i kujtohet personi i dyshuar për tregti me drogë. Ajo thotë se ai kishte kërkuar një dhomë hoteli më 28 mars, por ajo nuk e kishte parë më pastaj mysafirin, shkruan 20minuten.ch. Pronarja nuk e di se çfarë mund të ketë bërë ai në dhomën e hotelit ose sa herë ka hyrë dhe ka dalë prej saj.
Kur policia ia ka treguar fotografinë, dhe pasi kanë hyrë e kanë gjetur sasinë e përmendur të drogës ajo e ka identifikuar por ka thënë se “kurrë nuk do të besonte se ai mund të bënte diçka të tillë pasi që dukej aq i pafajshëm.
Policia e Kantonit Thurgau ka konfirmuar aksionin në hotelin e përmendur por të dhënat plotësuese mund t`i ofrojë vetëm prokuroria në Gjenevë, transmeton albinfo.ch.
Avokati i shqiptarit të dshuar aktualisht nuk pranon të japë informacione.
E-Diaspora
-
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare Talenti me rrënjë shqiptare vazhdon ngjitjen në arenën ndërkombëtare të boksit, duke fituar titullin prestigjioz në... -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Jeta në Austri
-
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë Shkalla e kalueshmërisë së provimeve të integrimit A2 dhe B1 në Austri ka rënë nën 50%.... -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë













