Shkurt.ch
Kapet droga me vlerë prej mbi 100 mijë frangash
Shqiptari 32 vjeçar i cili nuk ka vendbanim të rregullt në Zvicër, po mbahet në burgun për hetime. Ai ngarkohet, pos tjerash për tregti me substanca narkotike
Në kuadrin e një aksioni të koordinuar, Policia Kantonale e Soloturnit, gjatë javës së kaluar ka arrestuar në Grenchen një person me shtetësi shqiptare, të dyshuar për marrje me tregti droge. Me këtë rast janë sekuestruar substanca narkotike me vlerë prej më shumë se 100 mijë frangash pastaj një armë dhe disa mijëra franga para të gatshme, thuhet në një njoftim të Policisë së Kantonit të Solothurnit, transmeton albinfo.ch.
Me rastin e bastisjeve të kryera pas kapjes së personit të dyshuar në shtëpinë e tij, policët kanë gjetur dhe konfiskuar rreth 4.4 kilogramë heroinë, rreth 500 gramë marihuanë, rreth 50 gramë kokainë, materje përpunuese, disa mijëra franga para të gatshme si dhe një revole bashkë me municion.
Shqiptari 32 vjeçar i cili nuk ka vendbanim të rregullt në Zvicër, po mbahet në burgun për hetime, transmeton albinfo.ch. Ai ngarkohet, pos tjerash për tregti me substanca narkotike. Partnerja e tij shqiptare, e cila po qëndronte në Zvicër ilegalisht është vendosur në burgun për dëbim.
(Foto. Kapo Solothurn)
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










