Shkurt.ch
Kapen 52 veta duke punuar në të zezë
Gjithsej ishin duke punuar në pastrim 55 persona, nga të cilët vetëm tre ishin “me letra”, ndërsa, të gjithë të tjerët, 52 nuk kishin leje për të punuar në Zvicër
Me rastin e kontrollimit të bërë në një ndërmarrje industriale në Küssnacht, Policia e Kantonit të Schwyz-it ka kapur për një herë 52 punëtorë që punonin pa letra. Prokuroria është inkuadruar dhe është duke i zhvilluar hetimet, njofton SDA.
Gjithsej në këtë ndërmarrje ishin duke punuar në pastrim 55 persona, nga të cilët vetëm tre ishin “me letra”, ndërsa, të gjithë të tjerët, 52 nuk kishin leje për të punuar në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Policia nuk precizon prejardhjen e personave të kapur por vetëm thekson se ata vinin “nga disa vende të ndryshme”.
Sidoqoftë, ata janë urdhëruar nga policia që të ndërpresin menjëherë punën.
Prokuroria publike kompetente ka nisur hetimet kundër përgjegjësve të firmës së pastrimit, e cila kishte angazhuar punëtorët ilegalë. Ata i ngarkon akuza për shkelje të Ligjit të Punës.
E-Diaspora
-
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike Gjin Lipa po tërheq vëmendjen në muzikë, në lidhje prej më shumë se një viti me... -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit -
Rasti i kosovarit shtyn Aargaun të ndryshojë manualin për dhënien e pasaportës
Jeta në Austri
-
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave Orari i zgjatur i hapjes së pishinave në katër pishina të jashtme vjeneze fillimisht ishte vetëm... -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë -
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë















