Kosova
Kaos për bileta, intervenon edhe policia
Interesimi i jashtëzakonshëm për ndeshjen Kosovë-Maltë ka përfunduar me të arrestuar dhe me intervenimin e policisë
Policia e Kosovës ka përdorur gaz lotsjellës dhe sprej për largimin e qytetarëve që ishin duke pritur në lagjen Pejton të Prishtinës për blerje të biletave për ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Maltës në Ligën e Kombeve, raportojnë mediat vendore.
Mbyllja e pikës së shitjes së biletave shkaktoi pakënaqësi te qytetarët, ndërsa policia u tha se i kanë dy mundësi “të largohen vetë, ose do të largohen me forcë”, përcjell albinfo.ch.
Ngjashëm ka ndodhur edhe në pika të tjera. Në Ferizaj, policia ka ndërhyrë po ashtu për të larguar qytetarët nga pika e shitjes.
Majori Shkëlzen Xhafaj ka thënë për KTV-në se numri i madh i qytetarëve që po priste për blerjen e biletave ishte i rrezikshëm edhe për vetë ata që prisnin, por edhe për punëtorët në pikat e shitjes.
Ai ka thënë se policia është detyruar të ndërhyjë për të shpërndarë qytetarët dhe pret që nesër të vazhdojë shitja, por ka propozuar që të dilet me ndonjë mënyrë tjetër për shitjen e biletave.
“Na është dashur të ndërhyjmë për të shpërndarë sepse nuk donin të largoheshin me pretekstin se kemi pritur gjatë. Tri pikat në Prishtinë janë mbyllur. Qytetarët janë larguar. Ka dy të arrestuar. Gjithçka është në rregull. Nesër do të flasim për të caktuar mënyrë më të mirë të shitjes sepse kjo mënyrë nuk po ecën siç duhet”, ka thënë ai.
Biletat do të shiten nesër nga ora 12:00.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Besfort Bilalli me Lumvin fiton çmime prestigjioze në Zvicër – inovacioni që kursen energji dhe CO₂ Në një kohë kur qëndrueshmëria dhe efikasiteti energjetik janë bërë thelbësore për zhvillimin ekonomik, kompania zvicerane... -
Ftesë për mbrëmjen e prindërve: Së bashku për fëmijët tanë -
Leipzig
“Nyjet e Kohës” hapet në Leipzig: Një mbrëmje arti që bashkon kujtesën, identitetin dhe trashëgiminë -
Në Bernë u mbajt eventi “Kostumet Popullore, Identitet Kombëtar” -
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen
Jeta në Austri
-
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë Një nga veprat më të fuqishme të teatrit evropian, “Vojçeku”, nga Georg Büchner, në adaptimin e... -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online -
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj













