Lajme
Kantonet zvicerane po përgatiten për fluksin e refugjatëve
Zyrtarët në Zvicër preferojnë t'i vendosin të ardhurit nga Ukraina në apartamente dhe jo në objekte të mbrojtjes civile.
Kantonet dhe komunat në të gjithë Zvicrën po kërkojnë mundësi të mundshme akomodimi për refugjatët ukrainas – veçanërisht për gratë dhe fëmijët, pasi burrat në moshë ushtarake nuk lejohen të largohen nga Ukraina, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet kantonale thanë se planifikimi është bërë më i vështirë sepse është e paqartë nëse refugjatët do të vijnë në Zvicër në faza ose të gjithë menjëherë brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Për shkak se priten shumë fëmijë të vegjel dhe nëna, zyrtarët preferojnë t’i vendosin të ardhurit në apartamente dhe jo në objekte të mbrojtjes civile.
“Kjo është për të siguruar që këta njerëz të kenë mundësi të mira akomodimi në komunitete”, tha drejtori i shërbimeve sociale të Cyrihut, Raphael Golta. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













