Shkurt.ch
Kantonet frankofone penalizohen për qasjen e “butë” ndaj migrantëve
Pjesa më e madhe e dënimeve ka prekur kantonin Vaud, që sipas Keller-Sutter, ka humbur 4 milionë franga për shkak të konstatimit të 204 rasteve të tilla
Qeveria Federale e Zvicrës ka bërë shkurtimin e disa subvencioneve nga niveli federal për katër kantone frankofone, si rezultat i dështimit të tyre për të dërguar azilkërkuesit në vendet e tjera evropiane në pajtim me “rregullat e Dublinit” të BE-së, – raporton gazeta “Le Matin Dimanche”.
Ministrja e Drejtësisë dhe Policisë, Karin Keller-Sutter i ka deklaruar parlamentit javën që shkoi se qeveria e vendit kishte anuluar 6 milionë franga të subvencioneve federale për kantonet në fjalë, si dënim për dështimin në largimin e këtyre emigrantëve.
Sutter nuk i ka emërtuar në mënyrë të veçantë kantonet. Por Le Matin ka raportuar të dielën se fjala është për kantonet frankofone në Zvicrën perëndimore – Neuchâtel, Gjenevë dhe Valais.
Pjesa më e madhe e dënimeve ka prekur kantonin Vaud, që sipas Keller-Sutter, ka humbur 4 milionë franga për shkak të konstatimit të 204 rasteve të tilla. Philippe Leuba, ministri kantonal i ngarkuar për këtë çështje, mohoi ekzistimin e shkeljes së rregullave.
“Kantoni Vaud kthen në radhë të parë njerëzit që kanë kryer ndonjë delikt, pastaj njerëzit e vetëm (pa familje) dhe në fund, familjet,” ka thënë ai për Le Matin Dimanche. “Kjo do të thotë se deportimet ndodhin ndoshta më ngadalë se sa gjetkë.”
Përfaqësuesit e kantonit të Neuchâtel gjithashtu pohuan se qeveria kantonale i ka respektuar plotësisht detyrat dhe përgjegjësitë e saj, raporton gazeta. Është raportuar se ky kanton ka humbur rreth 805.000 franga të subvencioneve federale.
Sipas Marrëveshjes së Dublinit, e cila aplikohet nga Zvicra, përgjegjësia për përpunimin e kërkesave për azil bie në vendin ku azilkërkuesit kanë kërkuar së pari azil.
Ndërkohë, Nadia Boehlen, zëdhënëse e Amnesty International Switzerland, citohet nga Le Matin të ketë thënë se kantonet frankofone kishin kohë që kishin marrë një qëndrim të ndryshëm nga pjesët e tjera të Zvicrës mbi politikën e azilit.
“Ata i shohin pasojat njerëzore të kthimit të njerëzve, dhe jo vetëm ato të zbatimit të rreptë të ligjit,” i ka thënë ajo gazetës Le Matin Dimanche. “Dhe ata po paguajnë për këtë.”
Subvencionet kanë të bëjnë me periudhën nga tetori 2016 deri në fund të vitit 2018.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










