Botërori 2026
Kane kualifikon Anglinë
Harry Kane e ka udhëhequr Anglinë drejt kalimit në 1/8 e finales së Kupës së Botës. Kapiteni Kane i shënoi dy golat e fitores 2:1 të Anglisë ndaj Kongos, të mërkurën mbrëma në Atlanta.
Dy golat e fitores në 1/16 e finales, Kane i realizoi në pjesën e dytë. Tani në raundin tjetër të garës, Anglinë e pret Meksika, transmeton albinfo.ch.
“Tre Luanët” u befasuan në minutën e shtatë, me golin që e shënoi Brian Cipenga. Anglia provoi shumë në tërë pjesën e parë dhe nisi furishëm edhe në pjesën e dytë.
Por, golin e barazimit e realizoi vetëm në minutën e 75-të. Kane shënoi për 1:1 me kokë nga afërsia, me asistim të Anthony Gordonit. Gordoni ishte asistues edhe në golin e dytë për kapitenin Kane, që realizoi gol shumë të bukur me gjuajtje të fuqishme.
Sulmuesi i Bayern Munichut tani i ka 13 gola në turne të Kupës së Botës. Pesë prej tyre i ka realizuar në Botërorin 2026, që po organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Ndeshjen ndaj Meksikës, Anglia e luan më 5 korrik.
E-Diaspora
-
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj Nga “New Rules” dhe “Don’t Start Now” te “Levitating”, “Houdini” dhe “Dance the Night”, këngët e... -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian -
Aurela Gaçe për albinfo.ch: Në janar 2027 mes shqiptarëve në Zvicër -
Ideja Bajra, shqiptarja që po spikat në fushën e Inteligjencës Artificiale në Britani
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












