Maqedonia
Kandidatët shqiptarë për president i mbledhin nënshkrimet e qytetarëve
Kandidatët shqiptarë për president të Maqedonisë së Veriut kanë përmbushur edhe obligimin tjetër ligjor. Para zgjedhjeve parlamentare, ata kanë mbledhur 10 mijë nënshkrimet e domosdoshme e nevojshme të qytetarëve për zyrtarizimin e kandidaturave të tyre në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.
Arbër Ademi i Bashkimit Demokratik për Integrim tha se është e nevojshme të ndryshohet kushtetuta.
“Na duhen të gjithë votat, edhe të shqiptarëve, edhe të maqedonasve dhe të gjithë të tjerëve që të na mundësohet ta ndryshojmë Kushtetutën njëkohësisht edhe për zgjedhjen e presidentit në Kuvend”, tha Ademi, raporton rtk, përcjell Albinfo.ch.
Edhe nga opozita e bashkuar në koalicionin VLEN njoftuan se i kanë mbledhur 10 mijë nënshkrimet e nevojshme të qytetarëve për kandidatin e tyre Arben Taravari, dhe të cilat ndërkohë do t’i dorëzojnë në KSHZ.
Kandidaturat e tyre për president, përmes 30 deputetëve ose 10 mijë nënshkrimeve të qytetarëve duhet t’i konformojnë edhe presidenti aktual Stevo Pendarovski. kandidatja e opozitës Gordana Silhanovska dhe disa kandidatë të pavarur maqedonas.
Tetë marsi është afati i fundit për zyrtarizimin e kandidaturave për President të Maqedonisë së Veriut./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë











