Lajme
Kancelarja Merkel do të marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor
Të martën që vjen, zhvillon punimet në format virtual samiti i Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë pjesë të martën, më 10.11. 2020, në konferencën virtuale të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Këtë e bëri të ditur të premten, më 6.11.2020, në Berlin, zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert, shkruan deutsche welle në gjuhën shqipe.
Seibert tha se tema e samitit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe ai ekonomik.
Samiti i Ballkanit Perëndimor zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilin e ka iniciuar kancelarja gjermane Angela Merkel. Është konferenca e shtatë e Ballkanit Perëndimor, e cila këtë radhë zhvillohet në formal virtual për shkak të pandemisë.
Konferenca e këtij viti zhvillohet nën hijen e mosmarrëveshjeve aktuale mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, transmeton albinfo.ch. Dy vendet janë edhe organizatoret e këtij samiti. Bullgaria po pengon aktualisht fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE për shkak të disa mosmarrëveshjeve në lidhje me historinë dhe përkatësinë gjuhësore.
Në fillim të javës në Berlin u bënë përpjekje për të ndërmjetësuar midis palëve, por ato përfunduan pa sukses. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Maria Adebahr, tha të premten në Berlin se po punohet që të arrihet një zgjidhje, si në Berlin, ashtu edhe në Bruksel.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027










